Kronika 2026-02-11 11:07:00 Nga VNA

Proces penal ndaj Arben Ahmetajt në GJKKO, SPAK kërkon pyetjen e 22 dëshmitarëve për çështjen “BUKA”

Ndaje në Whatsapp
Proces penal ndaj Arben Ahmetajt në GJKKO, SPAK kërkon pyetjen e 22

Në Gjykatën e Posaçme u zhvillua këtë të mërkurë procesi penal ndaj ish-zv.kryeministrit në arrati Arben Ahmetaj, ndaj të cilit rëndon akuza e “shpërdorimit të detyrës” lidhur me privatizimin e ish-ndërmarrjes shtetërore BUKA sha.

Gjatë seancës SPAK kërkoi pyetjen e 22 dëshmitarëve në procesin penal, ku i pari që do të flasë para trupit gjykues do të jetë biznesmeni Lirim Fejzullai. SPAK ka kërkuar thirrjen si dëshmitar edhe të ish-ministrit të Financave Shkëlqim Cani.

Gjatë hetimit rezulton sipas SPAK se ish-zv.kryeministri i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm ekonomik rreth 7 miliardë lekë, përmes privatizimit të ish-ndërmarrjes BUKA, ku tashmë është ndërtuar një kompleks pallatesh.

Arben Ahmetaj është nën hetim për dyshimet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie lidhur me aferën e inceneratorëve. Ish-numri dy i qeverisë është në kërkim ndërkombëtar nga SPAK dhe aktualisht ndodhet në Zvicër, ku ka kërkuar azil politik.

Dëshmitarët:

Arben Myderizi
Adrian Myderizi
Shkëlqim Cani
Gelardina Prodani
Fatmir Hoxhaj
Klodian Mene
Roza Naumi
Endri Duçka
Ergys Qirici
Hysen Caka
Rudina Karamuço
Manjola Fagu
Nuri Sopaj
Idlir Xhoxhi
Adriana Sheti
Dezdemona Alickaj
Silvana Gjikdhima
Emil Nova
Igli Gugashi
Federik Seiti
Florian Pustina
Lirim Fejzullai

 

Video

Një burrë pakistanez është vrarë në Dubai pasi fragmente metalike nga një ndërhyrje ajrore ranë mbi automjetin e tij në zonën Al Barsha, kanë konfirmuar autoritetet. Zyra e mediave e Dubait njoftoi gjithashtu se autoritetet kanë menaxhuar edhe një incident tjetër ku mbetje nga qielli ranë mbi fasadën e një prej kullave në zonën Dubai Marina, si pasojë e një ndërhyrjeje të suksesshme ajrore. Sipas autoriteteve, nga ky incident nuk pati të lënduar. Nga ana tjetër, Garda Revolucionare e Iranit deklaroi se kishte shënjestruar një bazë ushtarake amerikane në zonën e marinës.

Mediat ndërkombëtare raportojnë shpërthime dhe flakë mbi qytetin e Teheranit, Iran. Sipas raportimeve, ka pasur goditje ajrore intensive që synuan aeroportin Mehrabad të Teheranit dhe zona të tjera kyçe të infrastrukturës.

Mallkuar qoftë kush nuk i beson këto fjalë zemre

Irani sulmon me dron aeroportn e Dubait.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news