Kronika 2026-01-30 11:53:00 Nga VNA

Media franceze/ Vrasja e Ardit Spahiut: Partnerja e Franc Gergely e përshkruan si “kurrë agresiv” gjatë gjyqit

Ndaje në Whatsapp
Media franceze/ Vrasja e Ardit Spahiut: Partnerja e Franc Gergely e

Në Gjykatën e Assiseve të Brukselit vijoi këtë të enjte gjyqi ndaj nëntë personave të akuzuar për vrasjen e Ardit Spahiut, e ndodhur më 27 nëntor 2020 në Molenbeek.

Gjatë seancës, disa dëshmitarë u paraqitën para trupit gjykues. Partnerja aktuale e Franc Gergely, i njohur si “Copja” dhe i dyshuar si porositës i vrasjes, dëshmoi përmes videokonferencës nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Ajo e përshkroi të akuzuarin si një njeri besnik dhe “kurrë agresiv”, duke theksuar se nuk kishte dijeni për ndonjë aktivitet kriminal dhe duke deklaruar se ai është i pafajshëm.

Më herët, një dëshmitar shqiptar me origjinë nga Elbasani deklaroi se njihte familjet Alibej dhe Copja, të cilat sipas tij janë në konflikt prej disa vitesh. Ai u pyet nga kryetarja e trupit gjykues për një përleshje të ndodhur në vitin 2017 në Elbasan, ku dyshohet se ishte i përfshirë Franc Gergely. Dëshmitari e cilësoi ngjarjen si një sherr të vogël, por më pas pranoi se gjatë incidentit ishin përdorur armë zjarri, siç ishte raportuar edhe nga mediat shqiptare. Ai gjithashtu pretendoi se një pjesë e dëshmisë së dhënë më herët nga një anëtar i familjes Alibej ishte e pavërtetë.

Në seancën e paradites dëshmoi edhe një ekspert i ADN-së, i cili sqaroi se në vendin e ngjarjes nuk ishte gjetur asnjë gjurmë tjetër biologjike, përveç ADN-së së viktimës Ardit Spahiu dhe të drejtuesit të automjetit ku ai ndodhej pak para vrasjes.

Video

“Pietà du Kosovo” Skulptori francez Pascal Convert rikrijon kryeveprën e Pietà të Michelangelos, nga fotografia ikonike e vajtimit të Nasim Elshanit, të vrarë nga serbët, në vitin 1990. Fotografia është realizuar nga fotografi Georges Mérillon, dhe ka fituar çmimin World Press si fotografia më e mirë e vitit 1990. VideoCredits: FM IMAGES ALBANIA

Një automjet është përfshirë nga flakët ditën e sotme në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, duke shkaktuar bllokim të përkohshëm të qarkullimit rrugor. Makina ka marrë flakë gjatë lëvizjes dhe brenda pak minutash është përfshirë totalisht nga zjarri. Menjëherë janë njoftuar shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë mbërritur në vendngjarje.

Disa të vërteta thuhen por nuk dëgjohen…

Grupimi Qytetar kundër Projektit TID Durrës ka zhvilluar këtë të enjte protestën e radhës para bashkisë. Familjet që preken nga prishjet e banesave dhe bizneseve në zonën historike të qytetit kanë kërkuar sot nga institucioni i qeverisjes vendore, që të ulet në tryezë bashkëbisedimi me ta. Banorët janë kundër atyre që ata i konsiderojnë tentativa të bashkisë për t’u gjetur sistemime në banesa sociale. https://www.vna.al/kronika/banoret-e-durresit-protestojne-kunder-projektit-tid-i19707

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news