Kronika 2025-10-20 10:23:00 Nga VNA

Katër prokurorë kalojnë në garë për drejtimin e SPAK: Adnan Xholi, Doloreza Musabelli, Elvin Gokaj dhe Klodian Braho

Ndaje në Whatsapp
Katër prokurorë kalojnë në garë për drejtimin e

Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi sot mbledhjen ku u diskutua mbi kandidatët për drejtimin e Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Kryetari i Komisionit të Zhvillimit të Karrierës, Sokol Stojani, bëri të ditur se në garë janë katër kandidatë që plotësojnë të gjitha kushtet ligjore: të jenë prokurorë të SPAK, të mos kenë ushtruar më parë funksione drejtuese, të kenë paraqitur platformën e tyre dhe të mos kenë masë disiplinore në fuqi.

Stojani propozoi miratimin e listës përfundimtare të kandidatëve: Adnan Xholi, Doloreza Musabelli, Elvin Gokaj dhe Klodian Braho.
Pas diskutimeve, Këshilli miratoi unanimisht listën e katër prokurorëve që do të vijojnë garën për postin e drejtuesit të SPAK.

Video

Mjekë e spitale ka. Mungojnë menaxherët.

Ministrja premton në Lezhë shërbime onkologjike me të njëjtin standart si në Onkologjikun në Tiranë. Lezhianët nuk dinë nëse duhet të gëzojnë apo të tmerrohen nga ky premtim.

Mjeku në Lezhë e sheh problemin tek performaca e mjekëve. Sepse kushte sipas tij janë plotësuar

Goli i Bayern Munchen në çerekfinalen e Champions League ne Santiago Bernabeu përballë Real Madrid u shënua nga Diaz në minutën e 41

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news