Politika 25 February 2025, 14:03 Nga VNA

Edi Rama u shton një hall të ri deputetëve të tij: Nesër u duhet të dëgjojnë dhe ankesat e rektorit te UB

Ndaje në Whatsapp
Edi Rama u shton një hall të ri deputetëve të tij:

Pas shumë halleve që u kanë rënë në kokë me dosjet e fundit, deputetëve të PS-së do t’u duhet nesër të dëgjojnë edhe ankesat e rektorit të Universitetit Bujqësor. Fatbardh Sallaku do t’i ankohet nesër grupit parlamentar të PS-së, lidhur me 24 masa sigurie për stafin dhe pedagogët e universitetit për disa procedura të disa viteve më parë. Bëhet fjalë për disa tendera me shifra që shkojnë te 300 mijë euro. Përtej këtij akti ekstraligjor që nuk ka asnjë kuptim juridik apo politik, Edi Rama u shton edhe një hall deputetëve të tij. Mirë Veliaj dhe disa ish-ministra, mirë halli i zgjedhjeve dhe fushatës, por ç’taksirat kanë deputetët e PS-së të dëgjojnë edhe hallin e ca të dyshuarve për korrupsion në Universitetin Bujqësor? A thua nuk u mjaftoi “autokritika” e Klotilda Bushkës dhe tensioni se në çdo moment mund të shfaqen në ndonjë dosje hetimore.

Por, mesa duket, ka menduar Edi Rama për këtë, duke ua rritur tensionin, prishur humorin dhe rrëmbyer kohën për të dëgjuar ca hallexhinj që ndoshta s’kanë asnjë lidhje me PS-në, përveç faktit se e kanë pak “dorën e gjatë” kur bëhet fjalë për tendera.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme