Bota 20 September 2026, 15:47 Nga VNA

Ed Sheeran flet për Gazën pas krizës së turneut muzikor: “Katastrofike dhe e pajustifikueshme”

Ndaje në Whatsapp
Ed Sheeran flet për Gazën pas krizës së turneut muzikor:

Ed Sheeran ka hapur koncertin e tij solo në Filadelfia me një deklaratë të gjatë për Gazën, në daljen e parë publike pas krizës që përfshiu turneun e tij amerikan “Loop”. Këngëtari e cilësoi situatën në Gaza “katastrofike dhe të pajustifikueshme”.

“Zemra më është thyer nga përmasa e shkatërrimit dhe humbjes së jetëve të civilëve, të fëmijëve”, tha Sheeran para publikut. Ai shtoi se koncertet dhe muzika e tij janë menduar si hapësira uniteti dhe humanizmi, jo si arena politike.

Në të njëjtën deklaratë, Sheeran pranoi se sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 ishte “i tmerrshëm”, por theksoi se kjo nuk mund të justifikojë shkallën e vrasjeve dhe shkatërrimit në Gaza. Ai foli edhe për Bregun Perëndimor, duke e quajtur zgjerimin e vendbanimeve hebraike dhe padrejtësinë ndaj palestinezëve pjesë të një realiteti “të pajustifikueshëm”.

Këngëtari tha gjithashtu se ditët e fundit kishte dyshuar nëse turneu do të vazhdonte dhe madje “nëse donte ende të ishte artist”, pas kritikave dhe presionit publik. Sipas tij, vendimi për heqjen e Macklemore si artist hapës nuk ishte marrë personalisht prej tij, por nga promotorët e turneut, pas kundërshtimeve të pronarëve të stadiumeve ku do të mbaheshin koncertet.

Kriza nisi pasi Macklemore thirri “Free Palestine” gjatë një performance në New Jersey. Pas kësaj, ai u hoq nga programi i koncerteve të Sheeran, ndërsa disa artistë të tjerë, mes tyre Finneas, Lukas Graham, Aaron Rowe dhe grupi Beoga, u tërhoqën në shenjë solidariteti me të.

Jashtë stadiumit në Filadelfia, një grup protestuesish pro-palestinezë pritën publikun me flamuj palestinezë dhe thirrje “Free, free Palestine”. Sheeran, nga skena, u përpoq ta vendoste deklaratën e tij mes dy linjave: distancimit nga censura ndaj artistëve dhe shmangies së shndërrimit të koncertit në një tubim politik.

Video

Qindra qytetarë u mblodhën mbrëmjen e së dielës në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, për të protestuar kundër vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së. Protestuesit valëvitën një flamur gjigant të UÇK-së dhe brohoritën “UÇK”. Protesta janë zhvilluar edhe jashtë Kosovës. Në Vjenë, shqiptarë të shumtë u mblodhën me thirrjet “Liria ka emër”, “Jo në emrin tim” dhe “Liri për çlirimtarët e Kosovës”.

Një avion i kompanisë Volaris është detyruar të kthehet në aeroportin e Las Vegasit, pasi një prej motorëve të tij mori flakë pak pas ngritjes. Avioni Airbus A321 po fluturonte nga Las Vegas drejt Guadalajara-s në Meksikë, kur ekuipazhi raportoi një zjarr të mundshëm në motor. Pilotët vendosën të ktheheshin menjëherë dhe avioni u ul në mënyrë të sigurt në Aeroportin Ndërkombëtar Harry Reid. Autoriteti amerikan i aviacionit, FAA, ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e incidentit.

Forcat amerikane kanë kryer një sulm ndaj një mjeti lundrues në Karaibe, i cili dyshohej se përdorej për trafikimin e lëndëve narkotike. Sipas Komandës Jugore të Shteteve të Bashkuara (SOUTHCOM), mjeti ishte i përfshirë aktivisht në trafik narkotikësh në momentin e goditjes. Si pasojë e operacionit u vranë katër persona, të cilët autoritetet ushtarake amerikane i përshkruan si “narko-terroristë”.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme