Rajoni 27 September 2026, 10:54 Nga VNA

“Dosja 23”, 9 të arrestuar për krime lufte në Kosovë

Ndaje në Whatsapp
“Dosja 23”, 9 të arrestuar për krime lufte në

Nëntë persona janë arrestuar në Zubin Potok, nën dyshimin për krime lufte kundër popullsisë civile, në kuadër të operacionit të koduar “Dosja 23”. Operacioni u zhvillua në orët e para të mëngjesit nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës e Policisë së Kosovës, me urdhër të Prokurorisë Speciale.

Sipas autoriteteve, operacioni lidhet me rastin e njohur si “Grupi i intelektualëve”, që ka të bëjë me zhdukjen e 23 shqiptarëve nga zona e Mitrovicës dhe Skenderajt gjatë luftës në Kosovë, më 19 prill 1999. Në kuadër të hetimeve për këtë rast, në zonën e Zubin Potokut janë zhvilluar edhe gërmime ku janë gjetur mbetje mortore që dyshohet se u përkasin viktimave të këtij grupi.

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se për momentin nuk do të publikojnë detaje të tjera rreth të arrestuarve dhe veprimeve hetimore. Informacioni shtesë, sipas tyre, do të bëhet publik në momentin që mund të publikohet.

Video

Një e ftuar si Dua Lipa dhe dasma merr tjetër atmosferë! Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka festuar në dasmën e një të afërmi në Shqipëri, ku është shfaqur duke kërcyer e shijuar festën mes të ftuarve. Pamjet kanë bërë xhiron e rrjetit, duke i bërë të gjithë të dëshirojnë një të ftuar si ajo në dasmën e tyre.

Johnny Depp ka dhuruar një moment që askush nuk e priste gjatë një feste në Las Vegas. Teksa pozonte para fotografëve, aktori iu afrua murit të dekoruar me bimë dhe… kafshoi një prej gjetheve! Depp e përtypi për disa sekonda, përpara se ta pështynte dhe të vazhdonte pozimin sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Një moment interesant është regjistruar gjatë aktivitetit Oil Wrestling Presidential Cup, ku Osman Ali Davutoğlu, i prezantuar si “djali shpirtëror” nga Tanzania i ish-ambasadorit Ali Davutoğlu, përshëndeti spektatorët e pranishëm. Prania e tij tërhoqi vëmendjen e publikut gjatë aktivitetit tradicional të mundjes me vaj.

Kryebashkiaku Mamdani është shfaqur në një video me tone satirike, si reagim ndaj deklaratave të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në OKB. Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, ai shfaqet me komedianin Ramy Youssef, të dy me shalle palestineze. Postimi shoqërohet me mesazhin: “Duhej t’u përgjigjeshim deklaratave të Netanyahut në OKB në mënyrën tonë”, si dhe me flamurin palestinez.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme