Bota 2 July 2025, 16:43 Nga VNA

Diddy shpallet fajtor për prostitucion, por i shpëton akuzave më të rënda për trafikim seksual dhe shantazh

Ndaje në Whatsapp
Diddy shpallet fajtor për prostitucion, por i shpëton akuzave më

Reperi dhe producenti i njohur amerikan, Sean “Diddy” Combs, është shpallur fajtor nga një juri federale për akuzën e përfshirjes në prostitucion, por është liruar nga akuzat më të rënda që rëndonin mbi të, përfshirë komplotin, shantazhin dhe trafikimin seksual. Vendimi vjen pas një gjyqi të gjatë dhe mediatik, që ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik për shkak të natyrës së rëndë të akuzave dhe figurës së profilit të lartë të të pandehurit.

Diddy, 55 vjeç, u përball me pesë akuza kryesore: një për komplot dhe shantazh, dy për trafikim seksual dhe dy të tjera për transportim me qëllim përfshirjen në prostitucion. Sipas dosjes së prokurorisë, ai akuzohej se kishte detyruar gra në takime seksuale me meshkuj të tjerë, në festa të quajtura në zhargon “Freak Offs”, të cilat organizoheshin në ambiente të ndryshme private dhe në disa raste, edhe jashtë kufijve të SHBA-së.

Përmes dëshmive tronditëse të disa grave, përfshirë ish-partnere dhe bashkëpunëtore të tij, prokuroria përshkroi një model sjelljeje ku Combs akuzohej se kishte ushtruar presion psikologjik, shantazh dhe dhunë për të manipuluar dhe detyruar gratë të përfshiheshin në marrëdhënie seksuale të pa dëshiruara, shpesh në prani të palëve të treta. Një pjesë e viktimave pretenduan se janë filmuar pa dijeni gjatë akteve intime dhe më pas janë kërcënuar me publikimin e pamjeve.

Megjithatë, pas shqyrtimit të provave dhe dëshmive, juria federale e shpalli Diddyn të pafajshëm për akuzat e komplotit, shantazhit dhe trafikimit të seksit, duke argumentuar se provat nuk ishin të mjaftueshme për të provuar një strukturë të organizuar kriminale apo trafikim ndër-shtetëror.

Ai u shpall fajtor vetëm për akuzën e përfshirjes në prostitucion – një vepër penale që, ndonëse më e lehtë në krahasim me akuzat e tjera, mbart pasoja të rëndësishme ligjore dhe mund ta dënojë me deri në 10 vjet burg.

Reagimi i Diddyt pas shpalljes së vendimit ishte i përmbajtur. Në një deklaratë të shkurtër për mediat, avokati i tij mbrojti pafajësinë e plotë të klientit dhe tha se do të shqyrtojnë mundësinë e apelimit të vendimit. Ndërkohë, përfaqësues të viktimave deklaruan se vendimi është një hap drejt drejtësisë, por i paplotë, duke theksuar se viktimat ndihen të zhgënjyera që juria nuk pranoi akuzat më të rënda që lidhen me trafikimin seksual.

Gjykimi i Diddyt është një ndër rastet më të profilit të lartë që ndjek lëvizjen #MeToo në industrinë muzikore, duke shtuar presionin ndaj figurave publike dhe fuqisë që ata kanë ushtruar mbi gratë në mjedise profesionale dhe private.

Dënimi për akuzën për prostitucion pritet të shpallet në javët në vijim. Prokuroria federale ka kërkuar maksimumin e dënimit prej 10 vitesh, ndërsa mbrojtja ka paralajmëruar se do të kërkojë ulje të dënimit, duke argumentuar mungesën e provave për akuzat më të rënda.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme