Bota 1 July 2025, 08:41 Nga VNA

Shkurtimet e ndihmës globale nga Trump rrezikojnë 14 milionë vdekje brenda pesë viteve

Ndaje në Whatsapp
Shkurtimet e ndihmës globale nga Trump rrezikojnë 14 milionë

Vendimi i presidentit amerikan Donald Trump për të shkurtuar pjesën më të madhe të fondeve të SHBA-së për ndihmën humanitare të huaja mund të shkaktojë më shumë se 14 milionë vdekje shtesë deri në vitin 2030, sipas një studimi të botuar në revistën mjekësore The Lancet. Një e treta e atyre që janë në rrezik të vdekjeve të parakohshme janë fëmijë, zbulon studimi.

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, tha në mars se administrata e Presidentit Trump kishte anuluar mbi 80% të të gjitha programeve në Agjencinë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, ose USAID.

Për shumë vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme, tronditja që do të rezultonte do të ishte e krahasueshme në shkallë me një pandemi globale ose një konflikt të madh të armatosur”, tha në një deklaratë Davide Rasella, i cili është bashkautor i raportit të Lancet.

Shkurtimet e fondeve "rrezikojnë të ndalojnë papritur - dhe madje të përmbysin - dy dekada përparimi në shëndetësi midis popullatave vulnerabël", shtoi Rasella, një studiuese në Institutin e Barcelonës për Shëndetin Global.

Raporti vjen ndërsa dhjetëra udhëheqës botërorë po takohen në qytetin spanjoll të Seviljes këtë javë për një konferencë ndihme të udhëhequr nga Kombet e Bashkuara, më e madhja në një dekadë. Duke shqyrtuar të dhënat nga 133 vende, ekipi i studiuesve vlerësoi se financimi i USAID-it kishte parandaluar 91 milionë vdekje në vendet në zhvillim midis viteve 2001 dhe 2021.

Ata gjithashtu përdorën modelim për të parashikuar se si shkurtimi i financimit me 83% - shifra e njoftuar nga qeveria amerikane në fillim të këtij viti - mund të ndikojë në shkallën e vdekshmërisë. Parashikimet zbuluan se shkurtimet mund të çojnë në më shumë se 14 milionë vdekje të shmangshme deri në vitin 2030. Ky numër përfshinte mbi 4.5 milionë fëmijë nën moshën pesë vjeç - ose rreth 700,000 vdekje fëmijësh në vit.

Administrata Trump, e udhëhequr më parë nga iniciativa për uljen e kostove e miliarderit Elon Musk, synonte të zvogëlonte fuqinë punëtore federale. Ajo gjithashtu ka akuzuar USAID-in për mbështetjen e projekteve liberale. SHBA-të, deri tani ofruesi më i madh i ndihmës humanitare në botë, kanë vepruar në më shumë se 60 vende, kryesisht përmes kontraktorëve.

Sipas Rubios, kishin mbetur ende afërsisht 1,000 programe që do të administroheshin "në mënyrë më efektive" nën Departamentin e Shtetit të SHBA-së dhe në konsultim me Kongresin. Megjithatë, situata në terren nuk është përmirësuar, sipas punonjësve të OKB-së.

Muajin e kaluar, një zyrtar i OKB-së tha se qindra mijëra njerëz po “vdisnin ngadalë nga uria” në kampet e refugjatëve në Kenia, pasi shkurtimet e fondeve të SHBA-së i ulën racionet ushqimore në nivelet e tyre më të ulëta ndonjëherë. Në një spital në Kakuma, në Kenian veriperëndimore, u pa një foshnjë që mezi lëvizte dhe po tregonte shenja të kequshqyerjes, duke përfshirë edhe rrudhje dhe zhveshje të pjesëve të lëkurës.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme