Bota 29 Qershor 2025, 17:03 Nga VNA

Grossi sfidon Trumpin: Irani ende mund të prodhojë armë bërthamore!

Ndaje në Whatsapp
Grossi sfidon Trumpin: Irani ende mund të prodhojë armë

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA), Rafael Grossi, ka ngritur alarmin se Irani ruan ende kapacitete të mjaftueshme teknologjike dhe industriale për të rifilluar pasurimin e uraniumit për qëllime ushtarake, duke sfiduar deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump se “programi bërthamor iranian është shkatërruar plotësisht”.

Në një intervistë për CBS News, Grossi tha se, pavarësisht dëmeve të shkaktuara nga sulmet ajrore të koordinuara mes Izraelit dhe SHBA më 13 qershor ndaj tri objekteve kryesore bërthamore të Iranit – Fordo, Natanz dhe Isfahan – infrastruktura e nevojshme për pasurim nuk është eliminuar plotësisht.

“Po flasim për një shtet që ende ka kapacitet industrial dhe teknologjik për të rifilluar pasurimin e uraniumit. Nëse duan, mund ta bëjnë këtë brenda disa muajsh,” theksoi Grossi.

Këto deklarata vijnë në një kohë kur Uashingtoni zyrtar ka deklaruar fitoren e plotë ndaj ambicieve bërthamore të Teheranit. Presidenti Trump i quajti sulmet “ndër më të suksesshmet në histori” dhe pretendoi se “kapacitetet bërthamore të Iranit janë neutralizuar plotësisht”. Por raportet e inteligjencës amerikane këtë javë tregojnë një tablo më realiste, duke vlerësuar se operacioni vetëm e ka vonuar programin bërthamor iranian me disa muaj, jo e ka shkatërruar. Zyrtarët iranianë kanë dhënë sinjale të ndryshme në lidhje me shkallën e dëmit. Udhëheqësi suprem, Ajatollah Ali Khamenei, ka minimizuar ndikimin e sulmeve, duke u përpjekur të ruajë një imazh stabiliteti dhe kontrolli.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm Abbas Araghchi e ka përshkruar dëmin si “serioz dhe të tepruar”, duke shtuar se Teherani do të marrë masa të përshtatshme në përgjigje të këtyre akteve që ai i cilësoi si “agresion ndërkombëtar”.

Pas deklaratave të Grossit, marrëdhëniet mes Iranit dhe Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike janë tensionuar më tej. Parlamenti iranian ka votuar për pezullimin e bashkëpunimit me IAEA-në, duke akuzuar këtë agjenci ndërkombëtare se “mbron interesat e SHBA-së dhe Izraelit”.

Në një hap të paprecedentë, Teherani i ndaloi të shtunën hyrjen në vend Rafael Grossit, duke e konsideruar atë “të padëshirueshëm” për sa kohë që agjencia nuk qëndron “neutrale dhe e pavarur”.

Sipas të dhënave të vetë Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike, Irani ka akumuluar tashmë uranium të pasuruar deri në nivelin 60%, çka është më pak se 30% larg nivelit të nevojshëm për armë bërthamore (90%).

IAEA vlerëson se me sasinë aktuale të uraniumit të pasuruar, Irani mund të ndërtojë deri në nëntë bomba bërthamore, nëse do të zgjedhë të ecë drejt pasurimit të mëtejshëm.

Video

Një avion luftarak F-16 është rrëzuar në mënyrë tragjike gjatë një stërvitjeje për një shfaqje ajrore në qytetin Radom, rreth 100 kilometra në jug të Varshavës. Pamjet e publikuara tregojnë momentin kur avioni ngjitet në lartësi, tenton një manovër të rrezikshme “loop-the-loop”, por humbet kontrollin dhe përplaset me pistën, duke shpërthyer menjëherë në një top zjarri. Piloti, një veteran i ushtrisë, fatkeqësisht nuk arriti të mbijetonte.

Protestuesit sulmojnë me gurë presidentin e Argjentinës, Javier Milei. Ngjarja ndodhi gjatë një takimi elektroale në Buenos Aires të mërkurën. Incidenti detyroi forcat e sigurisë të pezullojnë menjëherë takimin elektoral.

Një aksident automobilistik është regjistruar sot në Tunelin e Llogarasë, ku janë përfshirë tre automjete. Përplasja ka shkaktuar dëme materiale dhe bllokim të përkohshëm të qarkullimit me rradhë të gjata automjetesh. Njoftimi i plotë: Sot, më datë 28.07.2025, rreth orës 15:45, në “Tunelin e Llogarasë”, ka ndodhur një përplasje midis tre automjeteve, vetëm me dëme materiale. Në aksident janë përfshirë automjetet: tip “Audi”, me drejtues shtetasin A. M., tip “Volvo”, me drejtues shtetasin A. H., dhe tip “Mitsubishi”, me drejtues shtetasin K. M. Pas përfundimit të veprimeve proceduriale, automjetet e aksidentuara u spostuan dhe qarkullimi në tunelin e Llogarasë vijon normalisht.

VIDEO/ Aktivistë pro-palestinezë i bllokojnë rrugën ekipit izraelit të çiklizmit, Policia spanjolle shmang incidentet Në Figueres të Spanjës, aktivistë pro-palestinezë ndaluan ekipin izraelit të çiklizmit gjatë një gare ekipore me kronometër në turin çiklistik “Vuelta”. Protestuesit bllokuan fizikisht rrugën, duke valëvitur flamuj palestinezë dhe banderola që shkruanin: “Neutraliteti është bashkëfajësi, bojkotoni Izraelin”. Organizatorët dhe policia zhbllokuan shpejt rrugën, duke shmangur çdo aksident. Ekipi izraelit, ku bën pjesë edhe çiklisti izraelit Nadav Raisberg, humbi vetëm disa sekonda, pa ndonjë pasojë vendimtare për renditjen e përgjithshme. Izraeli ka qenë prej kohësh shënjestër e protestave: incidente të ngjashme kanë ndodhur tashmë në Tour de France dhe Giro d’Italia, me thirrje për bojkot nga lëvizjet që denoncojnë politikat izraelite ndaj palestinezëve.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme