Bota 30 June 2025, 15:57 Nga VNA

Irani kërkon “garanci” nga Trump: “Nëse doni bisedime, mos na sulmoni më!”

Ndaje në Whatsapp
Irani kërkon “garanci” nga Trump: “Nëse doni

Irani i ka kërkuar Shteteve të Bashkuara që të përjashtojnë çdo mundësi për një tjetër sulm ushtarak nëse duan të rikthehen në tryezën e bisedimeve diplomatike. Në një intervistë për BBC-në, Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Iranit, Majid Takht-Ravanchi, deklaroi se vendi i tij kërkon një garanci të qartë përpara se të rifillojë negociatat me Uashingtonin.

Sipas zyrtarit të lartë iranian, administrata e Presidentit Donald Trump – e cila ka shprehur dëshirën për rifillimin e dialogut përmes kanaleve diplomatike – nuk ka sqaruar ende pozicionin e saj për një çështje që Irani e konsideron themelore: ndërprerjen e çdo lloj sulmi gjatë zhvillimit të bisedimeve.

“Administrata Trump ka përcjellë përmes ndërmjetësve sinjalin se dëshiron të rikthehet në negociata, por nuk e ka bërë të qartë qëndrimin e saj për çështjen shumë të rëndësishme që është vazhdimi i sulmeve gjatë procesit diplomatik,” theksoi Takht-Ravanchi.

Tensionet mes dy vendeve janë përshkallëzuar në mënyrë dramatike që prej fillimit të qershorit, kur Izraeli ndërmori një ofensivë të gjerë ajrore mbi centralet bërthamore dhe infrastrukturën ushtarake iraniane. Në kundërpërgjigje, Irani lëshoi raketa drejt objektivave izraelite. Më 21 qershor, situata u rëndua edhe më tej, kur SHBA-ja ndërhyri drejtpërdrejt duke bombarduar tre centrale bërthamore në Iran.

Operacioni ushtarak i Izraelit, që nisi mëngjesin e 13 qershorit, sipas diplomacisë iraniane dëmtoi në mënyrë të pakthyeshme raundin e gjashtë të bisedimeve jo direkte që ishin planifikuar të mbaheshin në Muscat më 15 qershor.

Zëvendësministri iranian këmbënguli se vendi i tij nuk do të heqë dorë nga pasurimi i uraniumit për qëllime paqësore. Ai përsëriti mohimin e akuzave që Irani po synon në mënyrë të fshehtë ndërtimin e një arme bërthamore.

“Niveli i kësaj përfshirjeje mund të diskutohet, kapaciteti mund të diskutohet. Por të thuash se ‘nuk duhet të keni fare pasurim, duhet ta keni pasurimin zero – përndryshe do t’ju bombardojmë’ – ky është ligj xhungle,” deklaroi Takht-Ravanchi.

Për momentin, perspektiva për rifillimin e dialogut duket e paqartë, ndërsa Irani kërkon garanci të qarta nga Uashingtoni, për të shmangur përsëritjen e skenarëve të dhunshëm gjatë zhvillimit të bisedimeve.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme