Bota 29 June 2025, 20:41 Nga VNA

Uria katastrofike në Sudan – Njerëzit ushqehen me bar, gjethe e qymyr për të mbijetuar

Ndaje në Whatsapp
Uria katastrofike në Sudan – Njerëzit ushqehen me bar, gjethe e

Me Sudanin e zhytur në kthetrat e një lufte të përgjakshme dhe miliona njerëz që përpiqen të gjejnë diçka për të ngrënë, situata humanitare në vend është kthyer në një tragjedi të përmasave apokaliptike. Mungesa e ushqimit ka detyruar shumë qytetarë të mbijetojnë duke konsumuar barishte të egra, mbetje ushqimore dhe deri edhe qymyr.

Pamjet dhe raportimet nga terreni tregojnë gra, burra e fëmijë që ziejnë bimë të egra në ujë me kripë, sepse thjesht nuk ka asgjë tjetër për të ngrënë. Zëdhënësja e Programit Botëror të Ushqimit për Sudanin tha se njerëzit janë detyruar të hanë lëvozhga kikirikësh, gjethe apo barishte të pazakonta, vetëm për të shmangur vdekjen nga uria.

Në zonat më të goditura si Darfuri i Veriut, disa banorë madje kanë filluar të thithin qymyr për të lehtësuar ndjenjën e urisë. Një punonjës humanitar, në kushte anonimiteti, deklaroi se dhjetëra të moshuar, gra shtatzëna dhe fëmijë kanë vdekur jo vetëm nga uria, por edhe nga mungesa e kujdesit mjekësor bazë.

Sipas të dhënave më të fundit, pas dy vitesh konflikti, rreth 24.6 milionë njerëz në Sudan përballen me pasiguri ekstreme ushqimore, ndërkohë që afro 13 milionë persona janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Punonjësit e ndihmës ndërkombëtare theksojnë se lufta ka rritur çmimet e produkteve ushqimore, ka bllokuar ndihmat humanitare dhe ka ndaluar punimin e tokave bujqësore në një vend që dikur njihej si një ndër shportat e bukës së Afrikës.

Konflikti në Sudan nisi në prill të vitit 2023, kur tensionet mes ushtrisë sudaneze dhe forcave paraushtarake rivale të quajtura Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF) shpërthyen në përleshje të armatosura. Deri më tani, mbi 20,000 persona janë vrarë, ndërsa miliona të tjerë po jetojnë në kushte katastrofike mes luftës dhe urisë.

Sudani ndodhet aktualisht në një nga krizat më të rënda humanitare në botë, ndërsa organizatat ndërkombëtare paralajmërojnë se situata mund të përkeqësohet nëse nuk ndërhyhet me ndihma urgjente dhe ndërmjetësim për paqe.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme