Bota 30 June 2025, 20:20 Nga VNA

Masakër në Gaza/ Një sulm ajror izraelit në një kafene bregdetare vret 20 persona

Ndaje në Whatsapp
Masakër në Gaza/ Një sulm ajror izraelit në një kafene

Një sulm ajror izraelit goditi një kafene të njohur përgjatë bregdetit të Gazës të hënën, duke lënë të paktën 20 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur, sipas burimeve mjekësore dhe dëshmitarëve okularë.

Sipas Mbrojtjes Civile të Gazës, e drejtuar nga Hamasi, shpëtimtarët evakuuan trupat e pajetë dhe dhjetëra të plagosur nga Al-Baqa Cafeteria, një hapësirë e hapur me tenda në plazh, shumë e frekuentuar nga gazetarë, aktivistë dhe banorë lokalë.

“Ende po kërkojmë nën rrënoja, krateri i shpërthimit është i thellë dhe skena është e tmerrshme,” tha një zëdhënës për BBC-në.

Aziz Al-Afifi, një kameraman nga një kompani lokale produksioni, ndodhej pranë vendit kur ndodhi sulmi: “Po shkoja në kafene për të përdorur internetin, isha vetëm disa metra larg kur ndodhi shpërthimi. Vrapova drejt skenës… kolegët e mi ishin atje, njerëz që takoj çdo ditë. Ishte një skenë e tmerrshme – trupa, gjak, britma kudo.”

Pamje të postuara në rrjetet sociale nga aktivistë tregojnë momentin e goditjes së zonës, e raportuar si pasojë e një rakete të lëshuar nga një avion luftarak izraelit. Pamjet e pasojave ishin shokuese: trupa të shpërndarë dhe rrënoja në një zonë dikur e qetë dhe simbol bashkimi për komunitetin.

Al-Baqa Cafeteria ishte bërë një pikë e njohur në perëndim të Gazës për punëtorë të pavarur, gazetarë dhe aktivistë, falë aksesit në internet dhe ambientit të hapur buzë detit Mesdhe.

Ushtria izraelite ende nuk ka komentuar zyrtarisht mbi këtë sulm.

Ngjarja ndodhi pas një vale tjetër bombardimesh izraelite gjatë natës, të cilat shkaktuan zhvendosjen masive të qindra familjeve palestineze. Në një tjetër incident në Gaza City, pesë trupa të pajetë u nxorën nga rrënojat dhe dhjetëra të plagosur u transportuan në Spitalin Al-Ahli.

Sulmet e fundit ndodhën në vijim të një prej urdhrave më të mëdha për evakuim të lëshuara nga Izraeli që prej rifillimit të luftimeve në mars, duke e përshkallëzuar edhe më tej krizën humanitare në Rripin e Gazës.

 

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme