Bota 1 July 2025, 18:39 Nga VNA

Trump kërcënon Musk: Po shqyrtojmë mundësinë e dëbimit të tij në Afrikën e Jugut

Ndaje në Whatsapp
Trump kërcënon Musk: Po shqyrtojmë mundësinë e

Donald Trump njoftoi sot se “do të shqyrtojë” mundësinë e dëbimit të Elon Musk, pas deklaratave të forta të këtij të fundit për projekt-buxhetin.

Presidenti amerikan tha se Komisioni për Efikasitetin Qeveritar (DOGE), i cili u drejtua nga Musk për katër muaj, mund të kufizojë subvencionet për bizneset e tij.

Kur një gazetar e pyeti nëse do të merrte në konsideratë dëbimin e ish-bashkëpunëtorit dhe mbështetësit të tij të lindur në Afrikën e Jugut, Trump u përgjigj: “Nuk e di. Duhet ta shqyrtojmë këtë mundësi.” Ai shtoi se DOGE mund të përdoret si “armë” kundër Elon Musk, duke e “kafshuar” atë.

Komisioni DOGE ka autoritetin për të reduktuar shpenzimet federale, ndonjëherë në mënyrë të papritur dhe të ashpër.

Musk, i cili u largua nga qeveria për t’u fokusuar në bizneset e tij, veçanërisht Tesla, kritikon projekt-buxhetin e Trump, duke thënë se ai do të rrisë kufirin e borxhit.

“Elon merr më shumë subvencione se çdo person tjetër në histori, dhe pa to, do të duhet të mbyllë biznesin dhe të kthehet në Afrikën e Jugut,” shkroi Trump më herët në Truth Social.

Musk paralajmëroi se nëse miratohet projekti, ai do të krijojë një parti të re dhe do të financojë kandidatë në zgjedhjet paraprake të Partisë Republikane, që do të sfidojnë senatorë dhe deputetë aktualë.

 

 

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme