Bota 1 July 2025, 16:04 Nga VNA

Trump-Musk, krisja përfundimtare: “Pa paratë e shtetit, do mbyllësh dyqanet dhe kthehesh në Afrikë!”

Ndaje në Whatsapp
Trump-Musk, krisja përfundimtare: “Pa paratë e shtetit, do

Përplasja mes Presidentit Donald Trump dhe miliarderit Elon Musk ka shpërthyer sërish, këtë herë për shkak të paketës së shpenzimeve që Trump e ka cilësuar si “One Big Beautiful Bill”, një projektbuxhet me ndikim të madh fiskal dhe social.

Në një postim të hershëm në platformën e tij Truth Social këtë të martë, Trump akuzoi Elon Musk për përfitimin e shumtë të subvencioneve federale, duke thënë:

“Elon mund të ketë marrë më shumë subvencione se çdo njeri tjetër në histori, me shumë diferencë. Dhe pa to, ndoshta do i duhej të mbyllte bizneset dhe të kthehej në Afrikën e Jugut.”

Presidenti shtoi gjithashtu se Departamenti për Efiçencë Qeveritare (DOGE) – që dikur drejtohej nga vetë Musk para se të jepte dorëheqjen në fund të majit – mund të fillojë të hetojë aktivitetet e SpaceX dhe Tesla:

“Jo më lëshime raketash, satelitësh apo prodhim makinash elektrike – vendi ynë do të kursente një PASURI. Ndoshta DOGE duhet të bëjë një kontroll të mirë mbi këtë situatë? SHUMË PARA PËR T’U SHPËTUAR!”

Elon Musk kundërpërgjigjet: “Borxhi po shkatërron Amerikën”

Nga ana tjetër, Elon Musk ka intensifikuar sulmet ndaj paketës fiskale të Trump. Në një postim të drejtpërdrejtë në platformën X (ish-Twitter), ai shkroi:

“Çdo anëtar Kongresi që premtoi se do ulte shpenzimet dhe më pas votoi për rritjen më të madhe të borxhit në histori, duhet të ulë kokën nga turpi. Dhe do ta humbasin garën në zgjedhjet paraprake vitin tjetër, edhe nëse kjo është gjëja e fundit që bëj në këtë jetë.”

Musk gjithashtu kërkoi krijimin e një partie të re politike, të quajtur “America Party”, nëse projektligji kalon në Kongres.

“Nëse kjo paketë miratohet, kjo parti do të formohet ditën tjetër,” u shpreh ai.

Trump paralajmëron pasoja nëse Musk mbështet demokratët

Në një deklaratë për NBC News muajin e kaluar, Trump kishte paralajmëruar se do të kishte “pasoja serioze” nëse Musk financon kandidatët demokratë që garojnë kundër republikanëve të cilët mbështesin paketën buxhetore.

Projektligji i Trump synon zgjatjen e uljeve të taksave të mandatit të tij të parë, me një kosto prej 4.5 trilionë dollarësh, dhe rritjen e sigurisë kufitare. Por ky plan ka krijuar përçarje brenda vetë Partisë Republikane, pasi përfshin edhe shkurtimin e sigurimeve shëndetësore për miliona qytetarë me të ardhura të ulëta, duke rritur njëkohësisht ndjeshëm borxhin kombëtar.

“Gjithçka që po kërkoj është që të mos falimentojmë Amerikën”, tha Musk të martën në një tjetër reagim publik.

“Cili është kuptimi i një tavan borxhi nëse vazhdojmë ta rrisim atë?”

Kjo përplasje e re dëshmon për thellimin e përçarjes mes ish-aleatëve, ndërsa vendi përgatitet për një cikël të ri zgjedhor dhe për sfida të mëdha ekonomike.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme