Politika 12 December 2024, 14:23 Nga VNA

Debati për çështjen Xhaçka në Kuvend: Bardhi akuzon mazhorancën, Peleshi mbron qëndrimin

Ndaje në Whatsapp
Debati për çështjen Xhaçka në Kuvend: Bardhi akuzon

Çështja e mandatit të deputetes Olta Xhaçka dhe opinioni i Komisionit të Venecias shkaktoi debat në Kuvendin e Shqipërisë.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, akuzoi mazhorancën për shmangie të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe për manipulim të opinionit të Komisionit të Venecias, ndërsa kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi, mbrojti qëndrimin e mazhorancës, duke theksuar se opinioni i Venecias ishte pozitiv për të gjithë palët.

Gjatë fjalës së tij, Gazment Bardhi theksoi se mazhoranca kishte premtuar se do të zbatonte opinionin e Komisionit të Venecias, por në vend të kësaj shpiku një opinion të rremë dhe shpërndau lajme të pavërteta.

“Ju jeni e vetmja mazhorancë që në 34 vite keni hedhur dy vendime të Gjykatës Kushtetuese në kosh. Çfarë shembulli u jepni ju qytetarëve që kanë një konflikt gjyqësor? U thoni, po ju pëlqeu një vendim gjykate, zbatojeni, po nuk ju pëlqeu, shpallni ‘Republikën Xhaçka’ dhe mos e zbatoni vendimin e gjykatës. Për turpin tuaj, u zotuat publikisht se do të zbatonit opinionin e Komisionit të Venecias. Çfarë bëtë? Shpikuat një opinion që nuk ekziston dhe shpërndatë lajme të rreme pa asnjë dokument e bazë,” deklaroi Bardhi.

Ai kërkoi që çështja e Olta Xhaçkës të futet menjëherë në rend dite dhe t’i dërgohet Gjykatës Kushtetuese për vendim përfundimtar. “Komisioni i Venecias ka thënë atë që ne kemi thënë në këtë sallë dhe atë që ka thënë Gjykata Kushtetuese. Nuk mund të shmangni përgjegjësinë për zbatimin e vendimeve të GJK. Futeni çështjen në rend dite dhe dorëzojani drejtësisë Olta Xhaçkën,” përfundoi ai.

Nga ana tjetër, Niko Peleshi mbrojti mazhorancën, duke theksuar se kërkesa drejtuar Komisionit të Venecias nuk kishte lidhje me një deputet të caktuar, por me Kuvendin si institucion.

“Kërkesa jonë ndaj Komisionit të Venecias nuk kishte lidhje me një individ apo grup parlamentar të caktuar, por me Kuvendin dhe procedurat e tij. Falënderoj kryetaren e Kuvendit që respektoi procedurat dhe dërgoi pyetjet pasi u mbyll procesi për mandatin e zonjës Xhaçka. Opinioni i Venecias është pozitiv për të gjithë, madje më tepër për minorancën, sepse do të ndihmojë Kuvendin dhe institucionet e tjera në të ardhmen,” tha Peleshi.

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme