Politika 11 December 2024, 21:02 Nga VNA

Veliaj nuk harron qokat propagandistike dhe kur është në fund të “greminës”

Ndaje në Whatsapp
Veliaj nuk harron qokat propagandistike dhe kur është në fund

Edhe pse është jashtë loje për zgjedhjet e ardhshme, Erion Veliaj vijon me qokat e fundvitit për përfaqësitë diplomatike dhe drejtuesit e komuniteteve fetare. Por si gjithmonë, thotë dy fjalë për qëllimin e takimit dhe pjesa tjetër fjalimit është propagandë bajate që na e servir përnatë në kronikat e lajmeve.

Ditën e djeshme Veliaj mblodhi trupin diplomatik në Tiranë dhe drejtuesit e komuniteteve fetare me pretekstin për t’i uruar, pasi fjala e tij ishte vlerësim në për punët që ka bërë duke ia kaluar dhe Ramës.

“Presidenca e jonë e trefishoi anëtarësinë, teksa sot jemi rreth 71 qytete që janë pjesë e B-40, një platformë ku ndoshta, me shtete ose me protokoll nuk ulemi dot sepse ka ende punë të pazgjidhura, ama me qytetet, kjo ka qenë pak më e lehtë”, tha Veliaj.

Veliaj më tej tha se “sukseset janë nga ato ‘mëkate’ që nuk falen kurrë dhe se kush punon dhe komentohet”. Këtu ka të drejt kryebashkiaku pasi sukseset e tij që po kthehen në mëkate fillojnë që nga betonizimi, me kulla në çdo cep që po i merr frymën Tiranës, deri tek aferat me inceneratorët dhe 5D.

Në fund Veliaj shprehu mirënjohje për të pranishmit për kontributin që kanë dhënë për qytetin dhe të jepte përshtypjen se kjo ishte darka e lamtumirës. Sepse ditët ardhshme nuk i dihet se ç’ndodh, SPAK ka intensifikuar hetimet ndaj tij dhe familjarëve të tij dhe vitin e ri ndoshta dhe e feston me ndonjë koleg në burg.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme