Politika 11 Dhjetor 2024, 19:57 Nga VNA

Deklarata e Ramës për reformën në drejtësi si sinonim i shprehjes “gjuha shkon ku dhemb dhëmbi”

Ndaje në Whatsapp
Deklarata e Ramës për reformën në drejtësi si sinonim i

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur sërish sot qëndrimin se pa vullnetin e PS, SHBA dhe BE nuk do të kishin bërë dot të mundur reformën në drejtësi. Kjo deklaratë, e cila është përsëritur shpesh kohët e fundit nga kryeministri, sot Rama u kujdes ta thoshte në takimin e nivelit të lartë me praninë e ambasadorëve të akredituar në Shqipëri.

“PS forca që qeveris vendin prej 2013 është forca udhëheqëse e reformës në drejtësi. Pa këtë forcë udhëheqëse dhe pa vullnetin e PS jo Amerika, jo Evropa, por të gjithë të tjerët të bëheshin bashkë nuk do ta kishin bërë të mundur reformën në drejtësi. Pa mbështetjen e aleatëve strategjikë kjo reformë do të kishte rrugë tjetër dhe do të ishte e pamundur,” – u shpreh Rama.

Duke u kapur pas akuzave të opozitës, kryeministri foli në sy të ambasadorëve edhe për komisionin Xhafaj.

“Ambicia jonë është që ta anëtarësojmë Shqipërinë në BE brenda kësaj dekade, shtuar edhe plani i dakordësuar shumë agresiv së bashku me Komisionin Evropian që Shqipëria të përfundojë detyrat brenda 2027, na e bëjnë të pamundur të jetojmë qetësisht me skepticizmat, dhe lërë pastaj me akuzat apo edhe me përpjekjet për ta penguar procesin. Fatmir Xhafaj dhe Edi Rama kanë një plan të errët për të bllokuar SPAK-un, dhe për të kthyer përmbys reformën në drejtësi. Prandaj bëjnë mbledhje sekrete me një grup njerëzish në PS dhe po thurin një komplot. Kur përmend SPAK dhe drejtësinë, ka shumë sensibilitet dhe shumë forca që angazhohen për të dalë në mbrojtje. Konsiderojnë akuzat si hudhra që do të pengojnë syrin e keq,” – tha më tej Rama.

Për një qytetar që dëgjon për herë të parë fjalimet e Ramës, kjo deklaratë është një retorikë e zakonshme e një kryeministri që lavdëron punën e tij. Por e vënë në sfondin e rrjedhës së ngjarjeve, këto mesazhe të Ramës nuk janë të rastësishme.

Sot ndodhemi në një situatë kur drejtësia e re, apo më konkretisht SPAK, ka goditur dhe po godet nivele të larta të qeverisë dhe eksponentë të Partisë Socialiste që po kapen në korrupsion. Në të njëjtën kohë, Rama ka shpikur komisionin anti-korrupsion, por atë nuk e përfillin as institucionet e drejtësisë, as ambasadat kryesore në vend, pasi janë skeptike për qëllimin e tij.

Goditjet e njëpasnjëshme të SPAK dhe mospërfillja e komisionit Xhafaj bënë që kryeministri të dilte pas shumë kohësh në emisionin “Opinion”, nga ku hodhi për herë të parë deklaratën se “reforma në drejtësi është meritë e PS dhe se ndërkombëtarët sollën Noc Rrokun.” Termi banal në përgjigjen e Ramës do të shkaktonte shumë bujë në media, por jo pa qëllim. Sepse, fill pas asaj interviste, duke dashur të marrë spunton e titujve të mediave, Rama e përdori si thirrje edhe në disa takime të tij pasardhëse.

Me gjasë, Rama me deklaratën e tij kërkonte një tërheqje vëmendjeje nga ana e ndërkombëtarëve në drejtim të iniciativës me emrin Komisioni Anti-Korrupsion. Duke mos e arritur me mesazhe nga larg, kryeministri organizoi sot një takim të nivelit të lartë me praninë e ambasadorëve që t’ua përsëriste tashmë në sy, siç edhe e bëri.

Insistimi për ta përsëritur për të disatën herë deklaratën se “PS ka bërë reformën në drejtësi dhe jo SHBA dhe BE” të jep përshtypjen se fsheh një siklet të madh për kryeministrin, dhe kjo për disa arsye:

Nëse vërtetë reforma në drejtësi është bërë vetëm nga PS, atëherë pse duhet ta përsërisë kryeministri vazhdimisht, pasi ambasadorët dhe qytetarët kanë sy e veshë për të kuptuar dhe gjykuar kaq gjë? Nëse kërkohet që t’i njihet si meritë Partisë Socialiste nga ana e ndërkombëtarëve, atëherë mjafton që marrëdhëniet mes tyre i kanë të mira dhe jo konfliktuale, ndryshe nga marrëdhënia që kanë për shembull me Partinë Demokratike.

Atëherë këtu ngrihet pyetja: çfarë kërkon kryeministri me këtë deklaratë që po e përsërit kaq shumë?! Mos ndoshta do që mbështetësit realë të drejtësisë së re të frenojnë SPAK-un që po bën kurban bashkëpunëtorët e tij? Këtë nuk duam ta besojmë, por një shprehje popullore thotë se “gjuha shkon ku dhemb dhëmbi.”

Video

Monika Kryemadhi paraqitet në Gjykatën e Posaçme ku pritet të merret vendimi për kalimin ose jo të dosjes për gjykim. Kryemadhi dhe ish-presidenti Ilir Meta akuzohen për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Një video nga prapaskenat e klipit të Katy Perry për këngën “Watch It Burn” u bë virale dhe mblodhi miliona shikime. Pamjet tregojnë artisten të rrethuar nga flakë gjatë performancës, duke shqetësuar fansat që menduan se ishte në rrezik real. Shumë reagime në rrjete sociale vunë në dyshim sigurinë gjatë xhirimeve dhe spekuluan për një incident. Burime nga industria sqaruan se bëhej fjalë për një skenë të kontrolluar me efekte piroteknike profesionale. Kostumi rezistent ndaj zjarrit dhe prania e ekipeve të sigurisë garantonin që nuk kishte rrezik për këngëtaren.

Një aksident zinxhir në tunelin Villafranca në Sicili. Në aksident u përfshinë rreth 80 automjete, përfshirë furgonë, makina dhe mjete të rënda. Për shkak të përplasjes së madhe, qarkullimi në autostradë u bllokua plotësisht për të lejuar ndërhyrjen e shërbimeve të emergjencës dhe nxjerrjen e personave që ndodheshin brenda tunelit.

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka përshkallëzuar retorikën ndaj Kubës, duke thënë se pret të ketë “nderin” për ta “marrë Kubën”. Duke folur me gazetarët, Trump la të kuptohet se beson që Shtetet e Bashkuara “mund të bëjnë çfarë të duan” me Kubën. Këto deklarata vijnë në një kohë kur Uashingtoni dhe Havana kanë nisur bisedime me qëllim përmirësimin e marrëdhënieve të tyre kryesisht të tensionuara, të cilat kanë arritur një nga momentet më të kontestuara në 67 vite, që nga rrëzimi i një aleati të ngushtë të ShBA-së nga Fidel Castro.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme