Politika 12 December 2024, 11:38 Nga VNA

Bardhi kërkon interpelancë me Ramën/ Taulant Balla: “Kryeministri nuk ka kohë për shpifje”

Ndaje në Whatsapp
Bardhi kërkon interpelancë me Ramën/ Taulant Balla:

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka kërkuar një interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama lidhur me pagesën që sipas tij, shteti shqiptar do t'i paguajë Francesco Becchetit.  Bardhi i bëri thirrje kryeparlamentares Elisa Spiropali të ndërpresë seancën plenare si dhe kërkoi shpjegime mbi përfshirjen e mundshme të vëllait të Ramës në çështjen “Xibraka” dhe akuzoi kryeministrin se po shmang përgjegjësitë.

“Kërkesa ime është të thërrisni Kryeministrin personalisht të vijë dhe të japë llogari për informacionet që kanë dalë. Kemi edhe dokumentacionet përkatëse. Ndërpritni seancën, detyrojeni të mos fshihet,” deklaroi Bardhi.

Në përgjigje, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, e ftoi opozitën të respektojë procedurat kushtetuese. “Unë do të ushtroj detyrën kushtetuese, bëjeni dhe ju duke sjellë interpelanca që janë sipas Kushtetueses. Por mos merrni fakte të paqena që nuk janë të përfshira në asnjë dokument të shtetit shqiptar,” theksoi ajo.

Nga ana tjetër, Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, e mbrojti kryeministrin Rama, duke e cilësuar kërkesën për interpelancë si të pabazuar. Balla hodhi poshtë pretendimet se shteti shqiptar ka paguar 130 milionë euro për çështjen “Becchetti”, duke e quajtur këtë informacion “shpifje të propaganduar publikisht”.

“Kryeministri e ka të pamundur të lë angazhimet e veta për të dhënë llogari për një shpifje. Bëhet fjalë për një lajm të rremë, sepse shteti shqiptar nuk ka paguar 130 milionë euro një elementi kriminal, me të cilin po vazhdon përplasja ligjore,” tha Balla.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme