Politika 12 December 2024, 12:03 Nga VNA

Zhupa dhe Manastirliu përplasen në Kuvend për vrasjen e 14-vjeçarit pranë shkollës Fan Noli

Ndaje në Whatsapp
Zhupa dhe Manastirliu përplasen në Kuvend për vrasjen e

Në seancën e sotme plenare në Kuvend, interpelanca e thirrur nga deputetja demokrate Ina Zhupa me ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliu, u shoqërua me debate të forta. Çështja e diskutimit ishte vrasja tragjike e 14-vjeçarit Martin Cani pranë shkollës “Fan Noli”.

Ministrja Manastirliu akuzoi deputeten Zhupa për mungesë ndjeshmërie dhe përdorimin e ngjarjes për përfitime politike. Ajo theksoi se reagimi i saj ndaj ngjarjes ka qenë i menjëhershëm dhe i qartë, duke shtuar se akuzat për heshtje janë të pavërteta.

“Je në hall për një karrige. Të shfrytëzosh dhimbjen e të tjerëve tregon mungesë ndjeshmërie,” tha Manastirliu.

Nga ana tjetër, deputetja Zhupa vendosi një pankartë me mbishkrimin “Ogerta jep dorëheqjen” në foltoren e Kuvendit, duke kërkuar largimin e ministres për shkak të përgjegjësive në këtë rast. Kjo lëvizje shkaktoi reagimin e kryeparlamentares Elisa Spiropali, e cila i bëri thirrje Zhupës të ulej në vend dhe urdhëroi Gardën e Republikës të hiqte pankartën.

“Zonja Zhupa, uluni në vend dhe mos e prekni foltoren e Kuvendit,” tha Spiropali.

Sipas Zhupës, Manastirliu nuk ka treguar ndonjëherë përkushtim ndaj problematikave të arsimit deri në momentin kur pozicioni i saj si ministre u vu në rrezik.

“Ogerta Manastirliu shpëtoi që ishte ministre arsimi. Deri në ato momente nuk e kishte kuptuar akoma që ishte ministre sepse nuk e kishim parë në asnjë shkollë, as të diskutonte ndonjë problematikë,” deklaroi Zhupa.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme