Bota 10 Prill 2026, 16:57 Nga VNA

Alarm në Evropë për mungesë karburanti për avionët: paralajmërohen pasoja nga kriza në Hormuz

Ndaje në Whatsapp

Alarm në Evropë për mungesë karburanti për

Një alarm i dyfishtë për mungesë karburanti për avionët është ngritur në Evropë, ndërsa tensionet dhe aktivitetet ushtarake në Lindjen e Mesme po godasin furnizimet energjetike.

Shoqata ACI Europe, që përfaqëson operatorët aeroportualë të Bashkimit Evropian, ka paralajmëruar Komisionin Evropian se nëse tranziti përmes Ngushticës së Hormuzit nuk rifillon në mënyrë të qëndrueshme brenda tre javëve të ardhshme, një mungesë sistemike e karburantit për avionët mund të bëhet realitet në BE. Paralajmërimi është bërë në një letër drejtuar komisionerit evropian për Transportin, Apostolos Tzitzikostas, e cila u zbulua nga Financial Times.

Sipas ACI Europe, rezervat e karburantit për avionët po shterojnë, ndërsa ndikimi i aktiviteteve ushtarake po vështirëson edhe më shumë furnizimet. Organizata paralajmëron gjithashtu se situata mund të përkeqësohet me afrimin e sezonit të verës, kur transporti ajror bëhet një faktor kyç për turizmin dhe ekonomitë e shumë vendeve evropiane.

Disa vende aziatike, si Vietnami, kanë nisur tashmë të racionojnë karburantin për avionët për shkak të mungesave. Në Evropë nuk janë regjistruar ende mungesa të përhapura, por çmimet e karburantit janë dyfishuar dhe disa kompani ajrore kanë paralajmëruar për mundësinë e anulimit të fluturimeve.

Paralajmërim ka dhënë edhe drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA), Fatih Birol. Në një intervistë për Der Spiegel, ai tha se nëse situata nuk përmirësohet, në Evropë mund të ketë mungesa të naftës diesel dhe karburantit për avionët në javët e ardhshme.

Sipas Birol, para luftës me Iranin, Evropa importonte një pjesë të madhe të këtyre karburanteve nga rafineritë e Lindjes së Mesme, por shumë depo janë zbrazur gjatë javëve të fundit. Pa një rritje të shpejtë të prodhimit global, situata mund të bëhet kritike për disa vende evropiane që në muajin maj.

Për të kursyer energjinë, Birol sugjeroi edhe masa konkrete, si vendosja e një kufizimi të shpejtësisë në autostradat gjermane. Sipas tij, një ulje prej vetëm 10 kilometrash në orë mund të reduktojë konsumin kombëtar të naftës deri në 6%.

Ai propozoi gjithashtu transport publik falas ose më të lirë për të inkurajuar qytetarët të përdorin më pak makinat private.

Sipas vlerësimeve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, kriza energjetike e lidhur me luftën dhe bllokimin e Hormuzit nuk pritet të përfundojë shpejt. Të paktën 80 infrastrukturë energjetike në Lindjen e Mesme janë dëmtuar, dhe edhe në rast të një armëpushimi të qëndrueshëm do të duhet kohë për t’u rikthyer në nivelet e prodhimit para luftës. Nëse armëpushimi dështon dhe Irani bllokon sërish Hormuzin, paralajmëron Birol, kriza energjetike mund të rikthehet menjëherë në nivele kritike.

Video

Zgjidhi miqtë më të mirë se vetja.

Një zjarr masiv shpërtheu në Velodromin Olimpik të Rio de Janeiro, duke përfshirë çatinë në flakë. Rreth 80 zjarrfikës me 20 automjete luftuan flakët, ndërsa tymi i zi mbuloi qytetin. Departamenti i zjarrfikësve të Rio-s deklaroi: “E shmangëm një tragjedi të madhe. Shkaku nuk dihet ende, vetëm hetimi forenzik mund ta përcaktojë. Por është fakt që zjarri filloi nga jashtë, në kanavacë.” Ata shpjeguan se çatia ishte plotësisht prej materiali sintetik, i cili u shkri duke krijuar një strukturë të ngjashme me rrjetën e merimangës. Fatmirësisht, nuk raportohet asnjë i lënduar dhe zjarri tashmë është nën kontroll. Shkaku po hetohet.

Ja ku u zgjidh dhe çështja e pagave për mësuesit. Ka menduar Kumbaro për të tërë

Elisa 2, version mashkull.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme