Bota 10 Prill 2026, 07:29 Nga VNA

Kalimet në Ngushticën e Hormuzit, Trump: Irani po bën një punë shumë të keqe, kjo nuk është marrëveshja që kemi

Ndaje në Whatsapp
Kalimet në Ngushticën e Hormuzit, Trump: Irani po bën një

Presidenti amerikan Donald Trump ka kritikuar ashpër Iranin për mënyrën se si po menaxhon qarkullimin e naftës në Ngushtica e Hormuzit, duke e cilësuar situatën si problematike dhe të papranueshme.

Në një reagim të fundit, Trump akuzoi Teheranin për dështim në garantimin e kalimit të lirë të naftës në këtë pikë kyçe strategjike.

“Irani po bën një punë shumë të keqe dhe disa do të thoshin të pandershme në lejimin e kalimit të naftës përmes Ngushticës së Hormuzit. Kjo nuk është marrëveshja që kemi!”, është shprehur ai.

Megjithatë në një intervistë për NBC, Trump tha se ishte “shumë optimist” se një marrëveshje me Teheranin ishte e arritshme.

Ai pretendoi se udhëheqësit e Iranit “flasin shumë ndryshe kur je në një takim sesa me shtypin. Ata janë shumë më të arsyeshëm”.

Trump shtoi se “ata po bien dakord për të gjitha gjërat për të cilat duhet të bien dakord. Mos harroni, ata janë pushtuar. Ata nuk kanë ushtri”.

Video

Rritet ndjeshëm fluksi i hyrjeve në pikën kufitare të Kapshticës, ku emigrantët nga Greqia po kthehen për të festuar Pashkët pranë familjarëve. Nga qytetarët raportohen pritje deri në 1 orë e 30 minuta. Fluksi pritet të rritet edhe në ditët në vijim.

Melania Trump mohon çdo lidhje me Epstein…

Këto janë pamjet nga një ngjarja e rëndë që ndodhi në Vlorë, ku një vajzë 4-vjeçare u kafshuar nga një qen pitbull. Sipas pamjeve, qeni e ka kafshuar në kokë dhe e ka tërhequr zvarrë, derisa të pranishmit ndërhynë dhe arritën ta shpëtojnë fëmijën. Vogëlushja është jashtë rrezikut për jetën dhe ka dalë nga spitali.

Një punonjës i pakënaqur me rrogën dyshohet se i ka vënë flakën një magazine të madhe në Ontario, California. Zjarri u përhap me shpejtësi duke shkaktuar dëme të mëdha, ndërsa mbi 170 zjarrfikës punuan për orë të tëra për ta vënë nën kontroll. I riu është arrestuar dhe, sipas hetimeve, kishte shprehur hapur pakënaqësinë për pagën, madje duke publikuar edhe video nga momenti i zjarrvënies.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme