Bota 9 Prill 2026, 21:33 Nga VNA

Melania Trump mohon çdo lidhje me Epstein: “Gënjeshtrat duhet të marrin fund”

Ndaje në Whatsapp
Melania Trump mohon çdo lidhje me Epstein: “Gënjeshtrat duhet

Në një ndërhyrje të pazakontë nga Shtëpia e Bardhë, Melania Trump ka hedhur poshtë me tone të ashpra çdo përfshirje të saj me krimet e financierit amerikan Jeffrey Epstein, duke denoncuar shpifjet dhe insinuatat ndaj saj.

Në një paraqitje të rrallë dhe të papritur publike, zonja e parë deklaroi se “gënjeshtrat dhe insinuatat” që e lidhin me Epstein “duhet të marrin fund”, duke mohuar çdo përfshirje apo njohje me krimet e ish-financierit dhe duke paralajmëruar edhe veprime ligjore.

Bashkëshortja e presidentit theksoi se nuk ka pasur kurrë marrëdhënie me Epstein apo me ish-partneren dhe bashkëpunëtoren e tij, Ghislaine Maxwell. Ajo gjithashtu mohoi pretendimet se ishte pikërisht Epstein ai që e kishte prezantuar me Donald Trump.

Në fund të deklaratës së saj, Melania Trump i bëri thirrje Kongresit amerikan që të zhvillojë një seancë publike ku të dëgjohen viktimat e financierit.

“Gënjeshtrat që më lidhin me të neveritshmin Jeffrey Epstein duhet të marrin fund që sot. Individët që gënjejnë për mua nuk kanë as standarde etike, as përulësi dhe as respekt. Nuk kundërshtoj injorancën e tyre, por refuzoj përpjekjet e tyre të ulëta për të njollosur reputacionin tim”, deklaroi zonja e parë.

Video

Një punonjës i pakënaqur me rrogën dyshohet se i ka vënë flakën një magazine të madhe në Ontario, California. Zjarri u përhap me shpejtësi duke shkaktuar dëme të mëdha, ndërsa mbi 170 zjarrfikës punuan për orë të tëra për ta vënë nën kontroll. I riu është arrestuar dhe, sipas hetimeve, kishte shprehur hapur pakënaqësinë për pagën, madje duke publikuar edhe video nga momenti i zjarrvënies.

Jo çdo ditë dëgjojmë për shqiptarë që lënë gjurmë në projektet që do të ndryshojnë historinë e njerëzimit. Ky është Albon Rexhepi, inxhinieri nga Maqedonia e Veriut që sot kontribuon në misionin Artemis II – hapi i radhës i NASA-s drejt rikthimit të njeriut në Hënë. Alboni tregon rrugëtimin e tij sfidues, përgjegjësinë e jashtëzakonshme për sigurinë e astronautëve dhe mesazhin e tij për të rinjtë… https://vna.al/sociale/shqiptari-nga-maqedonia-e-veriut-pjese-e-misionit-artemis-ii-te-nasa-i22318

Oficerët ndaluan Sokol Hazizin në stacionin Milton Keynes nl Londër, pasi ai kishte sjellje të dyshimtë. Gjatë kontrollit, atij iu gjetën 2,000 £ të cilat ai pretendonte se ishin të ligjshme. Hetimi i mëtejshëm zbardhi lidhjen e tij me veprimtari kriminale. Në shtëpinë e Hazizit policia gjeti 35,000 £ kanabis bimor dhe 1,000 £ të tjera të fshehura. Ai u arrestua menjëherë dhe më pas u dënua me 9 muaj burg. Autoritetet theksuan se stacioni hekurudhor përdorej nga Hazizi për shpërndarje droge.

Kush tha që pastrohen paratë e drogës në ndërtim?

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme