Bota 10 Prill 2026, 09:51 Nga VNA

Pezullohen negociatat me SHBA-në, Irani: Nuk do të ketë bisedime për sa kohë Izraeli sulmon Libanin

Ndaje në Whatsapp
Pezullohen negociatat me SHBA-në, Irani: Nuk do të ketë bisedime

Negociatat e planifikuara midis Iranit dhe SHBA-së në Pakistan janë të pezulluara përkohësisht, për shkak të sulmeve izraelite në Liban dhe mosrespektimit të armëpushimit nga Shtetet e Bashkuara,.

Tasnim dhe agjencitë e tjera iraniane që janë pranë Gardës Revolucionare, kanë mohuar raportet në disa media që pretendonin se delegacioni iranian kishte mbërritur tashmë në Islamabad për bisedime me amerikanët.

Al-Jazeera thekson se delegacioni iranian nuk është nisur nga Teherani për bisedimet e planifikuara këtë fundjavë, duke argumentuar se përderisa sulmet izraelite në Liban vazhdojnë, negociatat nuk mund të zhvillohen.

Vazhdimi i sulmeve ka krijuar pasiguri mbi zhvillimin e bisedimeve dhe, përveç kësaj, pala amerikane ka bërë ndryshime në një plan 10-pikësh që më parë ishte konsideruar i realizueshëm.

 

Video

Rritet ndjeshëm fluksi i hyrjeve në pikën kufitare të Kapshticës, ku emigrantët nga Greqia po kthehen për të festuar Pashkët pranë familjarëve. Nga qytetarët raportohen pritje deri në 1 orë e 30 minuta. Fluksi pritet të rritet edhe në ditët në vijim.

Melania Trump mohon çdo lidhje me Epstein…

Këto janë pamjet nga një ngjarja e rëndë që ndodhi në Vlorë, ku një vajzë 4-vjeçare u kafshuar nga një qen pitbull. Sipas pamjeve, qeni e ka kafshuar në kokë dhe e ka tërhequr zvarrë, derisa të pranishmit ndërhynë dhe arritën ta shpëtojnë fëmijën. Vogëlushja është jashtë rrezikut për jetën dhe ka dalë nga spitali.

Një punonjës i pakënaqur me rrogën dyshohet se i ka vënë flakën një magazine të madhe në Ontario, California. Zjarri u përhap me shpejtësi duke shkaktuar dëme të mëdha, ndërsa mbi 170 zjarrfikës punuan për orë të tëra për ta vënë nën kontroll. I riu është arrestuar dhe, sipas hetimeve, kishte shprehur hapur pakënaqësinë për pagën, madje duke publikuar edhe video nga momenti i zjarrvënies.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme