Politika 10 April 2026, 09:38 Nga VNA

Vangjush Dako ankim në Gjykatën e Lartë për dënimin, kërkon shpalljen i pafajshëm

Ndaje në Whatsapp
Vangjush Dako ankim në Gjykatën e Lartë për dënimin,

Ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako dhe tre të dënuarit e tjerë i janë drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë. Ata pretendojnë për pafajësi, ndërsa dosja do të shqyrtohet nga një kolegj penal me relator Gent Shalën. Vangjush Dako u cilësua fajtor për akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe u dënua me 4 vjet burg. Në aplikim të gjykimit të shkurtuar u reduktua në 2 vjet e 8 muaj heqje lirie. Po ashtu, u caktua dhe dënimi plotësues për heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh.

Fajtorë u cilësuan dhe të pandehurit e tjerë Ardian Bulku, Fatmir Ejupi dhe Fiqiri Farruku.

Ata u dënuan për paligjshmëritë në procedurën e dhënies së lejes së ndërtimit të një pallati shumëkatësh si dhe për shpërdorim të fondeve publike në ndërtimin e një shëtitoreje në bregdet.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme