Politika 10 April 2026, 10:26 Nga VNA

Rritja e çmimeve nga kriza e naftës, Ibrahimaj: Preken vetëm perimet, ushqimet e tjera pa lëvizje

Ndaje në Whatsapp
Rritja e çmimeve nga kriza e naftës, Ibrahimaj: Preken vetëm

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, deklaroi sot se efektet e rritjes së çmimit të naftës, të shkaktuar nga konflikti SHBA-Izrael-Iran, kanë prekur vetëm kategorinë e perimeve, ndërsa çmimet e ushqimeve të tjera kanë mbetur të pandryshuara.

“Rritja ka ndodhur vetëm te perimet. Në të gjitha produktet e tjera ushqimore nuk ka pasur rritje çmimesh,” u shpreh ministrja në një konferencë pas mbledhjes së qeverisë.

Ibrahimaj tha se situata po monitorohet në baza ditore dhe se aktualisht çmimet e mbi 80 produkteve të shportës rezultojnë të qëndrueshme. Ajo theksoi se inflacioni ka zbritur në nivelin 2.6%, duke e cilësuar si një tregues të kontrolluar.

“Lufta nuk është në dorën e Shqipërisë për t’u frenuar, por ne jemi këtu që pasojat të kenë ndikim minimal në ekonominë shqiptare,” theksoi ministrja.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme