Bota 10 Prill 2026, 13:51 Nga VNA

Izraeli: Nuk ka armëpushim me Hezbollahun, lufta vazhdon në Liban

Ndaje në Whatsapp

Izraeli: Nuk ka armëpushim me Hezbollahun, lufta vazhdon në Liban

Shefi i Shtabit të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), Eyal Zamir, deklaroi se ushtria izraelite do të vijojë operacionet e saj ushtarake në Libanin jugor, duke theksuar se vendi nuk ndodhet në armëpushim me Hezbollah, por “në gjendje lufte”.

Gjatë një vizite pranë zonës së Bint Jbeil, Zamir u shpreh: “IDF është në gjendje lufte. Ne nuk jemi në armëpushim dhe vazhdojmë të luftojmë në këtë zonë, e cila përbën zonën tonë kryesore të luftimeve”. Ai shtoi gjithashtu se me Iranin, Izraeli ndodhet aktualisht në armëpushim, por situata mund të ndryshojë në çdo moment.

Ndërkohë, zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee, njoftoi se IDF do të nisë shënjestrimin e ambulancave në Liban, pas akuzave se Hezbollahu po i përdor strukturat mjekësore për qëllime ushtarake.

“Ne do të veprojmë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare kundër çdo aktiviteti ushtarak të kryer nga Hezbollahu, përfshirë përdorimin e ambulancave dhe objekteve mjekësore,” deklaroi Adraee.

Video

Një zjarr masiv shpërtheu në Velodromin Olimpik të Rio de Janeiro, duke përfshirë çatinë në flakë. Rreth 80 zjarrfikës me 20 automjete luftuan flakët, ndërsa tymi i zi mbuloi qytetin. Departamenti i zjarrfikësve të Rio-s deklaroi: “E shmangëm një tragjedi të madhe. Shkaku nuk dihet ende, vetëm hetimi forenzik mund ta përcaktojë. Por është fakt që zjarri filloi nga jashtë, në kanavacë.” Ata shpjeguan se çatia ishte plotësisht prej materiali sintetik, i cili u shkri duke krijuar një strukturë të ngjashme me rrjetën e merimangës. Fatmirësisht, nuk raportohet asnjë i lënduar dhe zjarri tashmë është nën kontroll. Shkaku po hetohet.

Ja ku u zgjidh dhe çështja e pagave për mësuesit. Ka menduar Kumbaro për të tërë

Elisa 2, version mashkull.

Rritet ndjeshëm fluksi i hyrjeve në pikën kufitare të Kapshticës, ku emigrantët nga Greqia po kthehen për të festuar Pashkët pranë familjarëve. Nga qytetarët raportohen pritje deri në 1 orë e 30 minuta. Fluksi pritet të rritet edhe në ditët në vijim.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme