Politika 10 Prill 2026, 14:16 Nga VNA

Ambasadori i BE shkon në zyrën e Avokatit të Popullit: Bëhuni pjesë e reformës territoriale

Ndaje në Whatsapp

Avokati i Popullit, Endrit Shabani është takuar me Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato.

Siç njofton ky institucion, gjatë bashkëbisedimit, Shabani shpalosi vizionin e tij për një institucion më proaktiv, duke vënë theksin te llogaridhënia e administratës publike dhe mbrojtja e qytetarëve që nuk kanë zë. Ai nënvizoi se roli i Avokatit të Popullit do të jetë thelbësor për të luftuar që reformat e vendit të përkthehen në standarde të vërteta evropiane për qytetarët shqiptarë.

Nga ana e tij, Ambasadori Gonzato vlerësoi qasjen e re dhe dinamike të institucionit, dhe rikonfirmoi mbështetjen e fortë dhe të palëkundur të Bashkimit Evropian, duke e konsideruar Avokatin e Popullit si një partner strategjik në monitorimin e standardeve të Kapitullit 23.

"Mbrojtja e të drejtave në arsim dhe shëndetësi janë prioriteti ynë, pasi aty preket drejtpërdrejt përditshmëria, mirëqenia dhe dinjiteti i çdo qytetari," – u shpreh z. Shabani.

"Krahas kësaj, mbetemi të angazhuar për të ngritur zërin vonesat gjyqësore dhe për të garantuar akses të barabartë në drejtësi. Por kjo kërkon ngritjen e një mekanizmi penalizimi për institucionet publike që shpërfillin rekomandimet e Avokatit të Popullit",-tha Avokati i Popullit.

Për të forcuar më tej demokracinë vendore, Avokati i Popullit mirëpriti propozimin e Ambasadorit Gonzato që ky institucion të ketë një rol aktiv në procesin e ardhshëm të reformës territoriale, për të mbrojtur të drejtat e komuniteteve lokale.
Në përfundim, palët ranë dakord për të thelluar bashkëpunimin e tyre përmes projekteve konkrete që rrisin ndikimin e institucioneve të pavarura.

Ambasadori i BE shkon në zyrën e Avokatit të Popullit:

Video

Një zjarr masiv shpërtheu në Velodromin Olimpik të Rio de Janeiro, duke përfshirë çatinë në flakë. Rreth 80 zjarrfikës me 20 automjete luftuan flakët, ndërsa tymi i zi mbuloi qytetin. Departamenti i zjarrfikësve të Rio-s deklaroi: “E shmangëm një tragjedi të madhe. Shkaku nuk dihet ende, vetëm hetimi forenzik mund ta përcaktojë. Por është fakt që zjarri filloi nga jashtë, në kanavacë.” Ata shpjeguan se çatia ishte plotësisht prej materiali sintetik, i cili u shkri duke krijuar një strukturë të ngjashme me rrjetën e merimangës. Fatmirësisht, nuk raportohet asnjë i lënduar dhe zjarri tashmë është nën kontroll. Shkaku po hetohet.

Ja ku u zgjidh dhe çështja e pagave për mësuesit. Ka menduar Kumbaro për të tërë

Elisa 2, version mashkull.

Rritet ndjeshëm fluksi i hyrjeve në pikën kufitare të Kapshticës, ku emigrantët nga Greqia po kthehen për të festuar Pashkët pranë familjarëve. Nga qytetarët raportohen pritje deri në 1 orë e 30 minuta. Fluksi pritet të rritet edhe në ditët në vijim.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme