Politika 10 April 2026, 14:14 Nga VNA

PD: Nuk duhet miratuar rregullorja e re e Kuvendit pa u zbardhur vendimi i Kushtetueses

Ndaje në Whatsapp

PD: Nuk duhet miratuar rregullorja e re e Kuvendit pa u zbardhur vendimi i

Grupi Parlamentar i PD ka reaguar pas njoftimit të Kryetarit të Kuvendit për mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, e planifikuar për më 15 prill 2026, ku pritet të miratohet Rregullorja e re e Kuvendit.

Sipas PD, shqyrtimi i kësaj çështjeje përpara zbardhjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese përbën një “akt të paprecedent” dhe bie ndesh me parimet e shtetit ligjor.

Në reagimin e saj, opozita e cilëson këtë veprim si injorim të autoritetit të Gjykatës Kushtetuese dhe si cenim të besimit publik ndaj vendimeve të saj, duke e konsideruar njoftimin e Kryetarit të Kuvendit si antikushtetues.

Në deklaratën zyrtare, Grupi Parlamentar i PD thekson se Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka njoftuar thirrjen e mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për datën 15.04.2026, me rend dite shqyrtimin e projektvendimit për ndryshime në Rregulloren e Kuvendit.

Sipas opozitës, ky projektvendim përfshin dispozita që janë shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese, duke anashkaluar vendimmarrjen e saj dhe duke shkelur parimet e shtetit të së drejtës.

PD kujton gjithashtu se për tre muaj me radhë, Kryetari i Kuvendit ka refuzuar të thërrasë mbledhjen për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për autorizimin e arrestimit të ish-zëvendëskryeministres Balluku, me arsyetimin se pritej zbardhja e një vendimi të Gjykatës Kushtetuese lidhur me një çështje tjetër.

Ndërkohë, sipas opozitës, në rastin aktual, edhe pse çështja lidhet drejtpërdrejt me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të datës 23 shkurt 2026, Kuvendi ka vendosur të vijojë procedurën pa pritur zbardhjen e tij.

Në përfundim, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike e konsideron këtë veprim si antikushtetues, duke theksuar se cenon parimet bazë të shtetit ligjor dhe besimin e publikut te vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme