Politika 10 April 2026, 11:39 Nga VNA

Marrëveshje e re në horizont, PS dhe PD po mbajnë sekret ligjin e ri për privilegjet e deputetëve....

Ndaje në Whatsapp
Marrëveshje e re në horizont, PS dhe PD po mbajnë sekret ligjin e

Në Kuvend, nën kujdesin e drejtpërdrejtë të Niko Peleshit po gatuhet prej kohësh një marrëveshje e fshehtë me opozitën, e cila po i mbahet sekret publikut, pasi në fakt, do të prodhojë privilegje të reja për deputetët.

Në dijeni të asaj që gatuhet është edhe opozita, e cila gjithashtu i ka mbajtur detajet larg medias, sepse përfituese është edhe vetë ajo.

Konkretisht, Kuvendi do të miratojë një ligj të ri, i cili do të shërbejë si ligj organik i Parlamentit dhe do të integrojë brenda tij, edhe ligjin aktual për statusin e deputetit.

VNA ka mësuar se arsyeja pse po mbahet e fshehtë një nismë e tillë, është për të mos shfaqur pakënaqësi tek qytetarët, dhe se iniciativa do të hidhet për votim në një periudhë të përshtatshme për të mos marrë shumë vëmendje.

Ligji i ri do të përcaktojë më qartë “detyrat e deputetëve”, por akoma edhe më qartë, më shumë favore për ta.

“Dua dinjitet për deputetët”-tha Taulant Balla në një prej shfaqjeve publike kur në mënyrë të përciptë preku këtë projekt.

VNA ka mësuar se po punohet për një dokument që ju jep të gjithë deputetëve zyra personale, staf për secilin ligjvënës, automjete dhe më shumë kompensim për pagesat e qerave të shtëpive sipas kushteve të tregut, apo më shumë lekë për karburant dhe dieta sipas zhvillimeve të fundit ekonomike.

Parlamente të tjera të vendeve perëndimore mund t’i kenë të tilla shërbime për anëtarët e tyre, në përputhje me punën që bën deputeti, llogarinë që ai jep tek zgjedhësit, apo edhe nivelin e zhvillimit ekonomik të shtetit përkatës.

Por deputetët tanë, sa ngjajnë me perëndimorët në këto aspekt? Sa llogari japin ata? Sa larg ju rrinë lekëve dhe interesave jo zyrtare që ju ofron pushteti? Sa përfaqësojnë ata popullin që i voton?

Pasi dyfishuan pagat e tyre, po punojnë për të dyfishuar edhe privilegjet e tjera, pa u përpjekur të përmirësojnë së pari cilësinë e punës së tyre, pa vendosur qytetarin të parin, por duke mbajtur fort, kryetarin.

 

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme