Politika 9 Prill 2026, 17:33 Nga VNA

Masat e arrestit, Kolegjet e Bashkuara dëgjojnë argumentet e palëve

Ndaje në Whatsapp

Masat e arrestit, Kolegjet e Bashkuara dëgjojnë argumentet e

Ndërsa u theksua nevoja për ndryshimin e vendimit të unifikuar të Gjykatës së Lartë mbi arsyetimin e masave të sigurimit, përfaqësuesi i prokurorisë ngriti shqetësimin për mekanizmin që garanton pjesmarrjen e të hetuarve në proces në rastin e masave më të buta.

Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë u mblodhën të enjten në 9 prill, me iniciativë të kryetarit të kësaj gjykate, Sokol Sadushi, për të ndryshuar pjesërisht praktikën e njësuar të vitit 2011 lidhur me masat e sigurimit personal.

Me një vendim të ndërmjetëm të 9 marsit, Sadushi nisi këtë procedurë me argumentin se vendimi i mëparshëm duhej rishikuar për t’u përshtatur me ndryshimet ligjore të viteve në vijim, me konventat ndërkombëtare si dhe me jurispudencën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Për ndryshimin e praktikës njësuese, Sadushi zgjodhi të trajtojë si kazus rekursin e ushtruar nga prokuroria kundër një vendimi të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, që solli zëvendësimin e masës së arrestit me burg me arrest në shtëpi ndaj Bektash Zenelit, një person i hetuar për mbajtje kanabisi.

Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë do të shqyrtojnë mënyrën se si zbatohet Kodi i Procedurës Penale lidhur me pikën 1 të nenit 230, i cili përcakton se “arresti në burg mund të vendoset vetëm kur çdo masë tjetër është e papërshtatshme për shkak të rrezikshmërisë së veçantë të veprës dhe të pandehurit”.

Sipas kreut të Gjykatës së Lartë, sipas vendimit unifikues të vitit 2011, gjykatat nuk kanë detyrimin që të analizojnë se pse llojet e tjera të masave të sigurimit nuk janë të përshtatshme, duke u mjaftuar me arsyetimin e masës që ato e gjykojnë të përshtatshme.

Njësoj vlerësohet se edhe në rastin kur vendoset “arrest në burg”, gjykata nuk ka detyrim të analizojë në hollësi përse llojet e masave të tjera nuk janë të përshtatshme.

Sadushi shtroi para Kolegjeve të Bashkuara këto orjentime të vendimit unifikues të vitit 2011, duke kërkuar përgjigje nëse janë në përputhje me legjislacionin aktual, me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe jurispudencën e Gjykatës së Strasburgut.

Qëndrimet në seancë

Prokurori Arqile Koça përfaqësoi organin e akuzës në këtë çështje, ndërsa gjyqtari Ilir Panda parashtroi në cilësinë e relatorit rrethanat e çështjeve të ofruara për shqyrtim, bazuar në vendimin e ndërmjetëm të Sadushit.

Avokati Luan Hasneziri përfaqësoi në këtë proces personin nën hetim, Bektash Zeneli.

Prokurori Koça deklaroi se është në të mirë të praktikës që jurispudenca të përshtatet me legjislacionin penal. “Është detyrim,” tha ai dhe shtoi se nuk mund të nxirret rrezikshmëria e autorit vetëm nga rrezikshmëria e veprës penale.

Koça argumentoi se rrezikshmëria kërkon analizë të individualizuar në rolin e autorit dhe llojin e veprës penale, si dhe rrethanat e tjera që tregojnë se çfarë përfaqëson personi nën hetim.

Duke ju referuar vendimit të ndërmjetëm, Koça vlerësoi se provat pozitive të paraqitura nga ana e të hetuarit, duhet të vlerësohen në harmoni me provat e organit të akuzës, që ka dhe nevojën për caktimin e masës së sigurimit personal.

Nga ana tjetër, Koça kërkoi që Kolegjet e Bashkuara të arsyetonin se si masat e tjera më të buta të sigurimit personal do të garantonin pjesmarrjen e autorit në procesin penal.

Anëtari i Gjykatës së Lartë, Sokol Binaj solli në vëmendje të prokurorit Koça se legjislacioni parashikon se kur ka rrezikshmëri, masa e vetme që duhet caktuar është “arresti në burg”. Ai e pyeti nëse vlerësonte se legjislatori ka ndërhyrë dhe se, nëse në këtë rast prezumimi i dispozitës është se duhet që i hetuari të jetë në burg.

Koça tha se, referuar dhe jurisupdencës së GJEDNJ dhe konventave që janë në pozitë më të lartë se legjislacioni shqiptar, caktimi i masës së sigurimit “arrest në burg” nuk duhet të bazohet vetëm tek masa e parashikuar e dënimit për veprën penale.

Binaj kërkoi që fillimisht të shqyrtonin Kodin e Procedurës Penale dhe më vonë të shkonin tek hierarkia, por pasi Koça dha përgjigje të ngjashme, ndërhyri kryetari Sokol Sadushi i cili konstatoi se kjo ishte përgjigja.

Gjyqtari Enton Dhimitri iu drejtua Koçës duke vërejtur se kishte konstatuar disa mendime kontradiktore në qëndrimin e tij dhe pyeti se përse duhet ndryshuar vendimi unifikues i mëparshëm. “Pse duhet të arsyetojë gjyqtari paparshtashmërinë e masave të tjera, kur duhet arsyetuar mbi kërkesën për masën?”, pyeti gjyqtari Dhimitri.

Prokurori Koça u shpreh se nëse do të disiplinohej gjykata për të bërë arsyetimin e gjithë elementëve, atëherë do të disiplinohej edhe prokuroria.

Koça tha se, megjithëse vlerësojnë se duhet kryer arsyetimi, kanë dhe shqetësimin tjetër lidhur me zbatimin e masave në realitetin shqiptar.

“Si do të garantohet që të vijë i hetuari në gjyq,” ripërsëriti Koça shqetësimin e tij.

Gjyqtarja Arbena Ahmeti e pyeti Koçën nëse ai vlerësonte se barra e provës për prokurorin për të arsyetuar kërkimin e masës së sigurimit duhej të ushtrohej vetëm në shkallën e parë, apo dhe në gjykatat e tjera më të larta nëse do të paraqiteshin rrethana të reja.

Sipas Koçës, Apeli ka mundësinë të vlerësojë dhe për fakte të reja. Në interes dhe të anëtaërit tjetër të Gjykatës së Lartë, Sokol Ngresi, prokurori Koça u shpreh se gjykata duhet të arsyetojë më gjerë dhe jo të shprehet se vijon të jetë dyshimi i arsyeshëm. Sipas tij, kur ka pavlefshmëri relative, të rregullohet vendimarrja e shkallës së parë.

Avokati Luan Hasneziri solli në vëmendje se gjatë karrierës së tij 20 vjeçare si gjyqtar kishte shqyrtuar me mijëra kërkesa për masa sigurimi personal. Sipas Hasnezirit, gjykata duhet të analizojë edhe shkaqet për papërshtatshmërinë e masave të tjera.

“Rrezikshmëria e veprës penale dhe ajo e personit nën hetim janë të pamjaftueshme për të caktuar ‘arrest në burg’. Burgu të vendoset kur çdo masë tjetër sigurimi personal është e papërshtatshme,” nënvizoi ai.

Pasi palët parashtruan me dyer të mbyllura qëndrimet për masën e sigurimit personal ndaj të hetuarit Bektash Zenenli, Kolegjet e Bashkuara u tërhoqën për vendim që pritet të njoftohet në ditët në vijim./BIRN/

Video

Jo çdo ditë dëgjojmë për shqiptarë që lënë gjurmë në projektet që do të ndryshojnë historinë e njerëzimit. Ky është Albon Rexhepi, inxhinieri nga Maqedonia e Veriut që sot kontribuon në misionin Artemis II – hapi i radhës i NASA-s drejt rikthimit të njeriut në Hënë. Alboni tregon rrugëtimin e tij sfidues, përgjegjësinë e jashtëzakonshme për sigurinë e astronautëve dhe mesazhin e tij për të rinjtë… https://vna.al/sociale/shqiptari-nga-maqedonia-e-veriut-pjese-e-misionit-artemis-ii-te-nasa-i22318

Oficerët ndaluan Sokol Hazizin në stacionin Milton Keynes nl Londër, pasi ai kishte sjellje të dyshimtë. Gjatë kontrollit, atij iu gjetën 2,000 £ të cilat ai pretendonte se ishin të ligjshme. Hetimi i mëtejshëm zbardhi lidhjen e tij me veprimtari kriminale. Në shtëpinë e Hazizit policia gjeti 35,000 £ kanabis bimor dhe 1,000 £ të tjera të fshehura. Ai u arrestua menjëherë dhe më pas u dënua me 9 muaj burg. Autoritetet theksuan se stacioni hekurudhor përdorej nga Hazizi për shpërndarje droge.

Kush tha që pastrohen paratë e drogës në ndërtim?

Kur flet për gjëra që nuk i kupton dhe përpiqesh më kot të lëvizësh muskujt e fytyrës për të treguar seriozitetin e çështjes.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme