Politika 9 Prill 2026, 13:03 Nga VNA

Rusë e izraelitë në mes, faktet e errëta të industrisë së armëve “Made in Albania”, opozita kërkon interpelancë urgjente me Ministrin e ri Nufi

Ndaje në Whatsapp

Rusë e izraelitë në mes, faktet e errëta të

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka dorëzuar zyrtarisht një kërkesë për interpelancë urgjente me Ministrin e Mbrojtjes, Ermal Nufi, duke vënë në shënjestër aktivitetin e shoqërisë shtetërore "KAYO" sh.a..

Përmes këtij dokumenti të depozituar pranë Kryetarit të Kuvendit, siguruar nga VNA, deputetët opozitarë kërkojnë shpjegime të detajuara mbi mënyrën se si po menaxhohet sektori strategjik i mbrojtjes dhe marrëdhëniet kontraktuale me partnerët privatë. Opozita ngre dyshime serioze për mungesë transparence, rreziqe ndaj sigurisë kombëtare dhe hije korrupsioni që rrethojnë projektet e fundit ushtarake.

Deputetët vënë në dukje se ministri Ermal Nufi mban njëkohësisht detyrën shtetërore dhe pozicionin e anëtarit të bordit në kompaninë "KAYO" sh.a., gjë që krijon dyshime për konflikt interesi në mbikëqyrjen e kësaj shoqërie.

Ekziston një paqartësi e madhe financiare pasi për këtë kompani shtetërore me rëndësi kaq të lartë nuk është parashikuar asnjë linjë buxhetore në planin fiskal të vitit 2026 apo në strategjitë afatmesme të qeverisë.

Opozita denoncon uljen e qëllimshme të pjesëmarrjes së shtetit në sipërmarrjet e përbashkëta, ku nga pragu fillestar prej 40%, aksionet e "KAYO" sh.a. kanë zbritur në 20% në kompani si "TIMAK DEFENCE" apo "ADVANCED ARMS TECHNOLOGY".

Një shqetësim i veçantë lidhet me transferimin e 49% të aksioneve të kompanisë "TIMAK" te shtetasi izraelit Ron Yeffet për vlerën simbolike prej 490 eurosh pak javë para se të krijohej struktura e mbrojtjes me shtetin.

Ngrihen pikëpyetje të forta mbi sigurinë kombëtare për shkak të ortakërisë së biznesit mes Ron Yeffet dhe shtetasit rus David Ghubalashvili në kompani që operojnë në sektorë kritikë si karburantet dhe transaksionet elektronike.

Opozita kërkon sqarime mbi bashkëpunimin me kompaninë "Elbit Systems" për dronë dhe artileri, në një kohë kur kjo kompani raportohet se është pezulluar nga agjencia e prokurimit të NATO-s për praktika të dyshimta korruptive.

Dyshohet se ndryshimet ligjore të korrikut 2025 janë hartuar posaçërisht për t'i dhënë mundësi Ministrisë së Mbrojtjes të bëjë blerje direkte nga kompani ku shteti nuk ka kontrollin real të kapitalit.

Ekziston frika se taksapaguesit shqiptarë mund të ngarkohen me fatura deri në 1 miliard euro përmes garancive sovrane për kredi bankare që lidhen me kontratat e mbrojtjes, pa pasur asnjë transparencë mbi burimet e financimit.

Opozita pyet nëse është kryer ndonjë proces i mirëfilltë verifikimi për integritetin e partnerëve privatë dhe pse Kuvendi apo Komisioni i Sigurisë Kombëtare nuk janë informuar për detajet e marrëveshjeve kuadër me shtetin e Izraelit.

Mbetet ende e paqartë nëse Ministri i ri i Mbrojtjes do të arrijë t'u japë përgjigje të gjitha këtyre pikëpyetjeve apo nëse industria e re ushtarake do të vazhdojë të mbetet nën mjegullën e dyshimeve për afera të mëdha financiare.

Rusë e izraelitë në mes, faktet e errëta të

Video

Kur flet për gjëra që nuk i kupton dhe përpiqesh më kot të lëvizësh muskujt e fytyrës për të treguar seriozitetin e çështjes.

Ferma VIP e qeverisë. Ministri nuk bën dot dallimin midis fermës dhe femrës

Jo vetëm që genjejmë, por gënjejmë dhe paturpësisht për pagat e mësuesve.

Koreshi interesohet për shëndetin e ministres së shëndetësisë. Me shëndet është mirë ajo. Nga mendja pastaj...

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme