Politika 9 April 2026, 11:16 Nga VNA

Korreshi nuk i ndahet Evis Salës: E di ajo që është ministre? Thuajini që i kaloi rroga

Ndaje në Whatsapp

Ministrja e Shëndetësisë Evis Sala mungoi në seancën e sotme plenare, edhe pse sektori i saj është kritik dhe deputetët kanë vazhdimisht pyetje për të.

4 interpelanca e presim, por ajo nuk shfaqet, sic thotë Peleshi, do të realizohen në të ardhmen.

 

Deputeti i Lushnjës, Saimir Korreshi tha se pacientët në spitale përballen me peripeci të ndryshme dhe askush s’mban përgjegjësi. Në fund, deputeti kërkoi me ironi që të paktën ta njoftojnë që rroga ka kaluar.

 

A është mirë ajo se duhet pyetur nga shëndeti se mirë interpelancat tona s’i keni futur në tenxhere për t’u zier? E di ajo që është ministre apo s’e di se nuk braktiset Kuvendi kështu? Nuk pret sëmundja siç thotë ministrja, në fund të vitit, brenda këtij viti, nuk pret. Nëse s’e dini ku është, ta kërkojmë rrugëve të Tiranës. Ilaçet s’e dinte, çfarë pune bën kjo? Se për të marrë urgjencën, i bie 127 lidhem me Tiranën dhe ai kismet kur të lidhet me Lushnjën.

 

Nuk doja ta provoja te robtë e shtëpisë, por thojini ministres se ç’ndodh në spitalet shqiptare se nuk e ka idenë çfarë kalojnë pacientët. A e dini që s’ka as pambuk në Lushnje, as dorashka? Të vijë e ta shohë ç’ndodh! Kush mban përgjegjësi? Zhvendoset spitali e s’del leja e ndërtimit? Pse duhet t’i trajtojmë njerëzit si stallë derrash? Njoftojeni të paktën për rrogën që ka kaluar”,-tha Korreshi.

Korreshi nuk i ndahet Evis Salës: E di ajo që është

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme