Politika 9 April 2026, 13:19 Nga VNA

Projektligji për uljen e çmimit të naftës shërben vetëm për debatin e radhës mazhorancë-opozitë

Ndaje në Whatsapp

Projektligji për uljen e çmimit të naftës shërben

Për të kuptuar seriozitetin e parlamentit për ligjet që pretendohet se u vijnë në ndihmë qytetarëve, mjaftoi ajo që ndodhi sot me projektligjin e propozuar nga opozita për uljen e çmimit të naftës, në sfondin e krizës në Lindjen e Mesme. Një nismë që në letër tingëllon si reagim ndaj një shqetësimi real, por që në praktikë përfundoi në atë që parlamenti di të bëjë më mirë, debatin e radhës politik.

Si fillim, vetë opozita vendosi ta fusë propozimin me procedurë të përshpejtuar, duke i hequr mundësinë një diskutimi të gjerë dhe të thelluar. Një lëvizje që më shumë ngjan me përpjekjen për ta vënë qeverinë me shpatulla pas muri, sesa me dëshirën për të ndërtuar një zgjidhje reale. Projektligji u paketua me shpejtësi, duke krijuar më shumë përshtypjen e një produkti për konsum mediatik, disa tituj kundër qeverisë, sesa të një iniciative të menduar për të arritur një konkluzion në të mirë të qytetarit.

Megjithatë, pavarësisht mënyrës si u soll, kjo nuk e bën automatikisht të pavlefshme nismën. Kërkesa që qeveria të marrë masa konkrete për çmimin e lartë të karburanteve është mëse e drejtë dhe prek një problem real që ndjehet çdo ditë nga qytetarët.

Por si shumë projektligje të tjera që nuk vijnë nga mazhoranca, edhe ky pati të njëjtin fat, u rrëzua me 77 vota kundër kërkesës së PD-së për procedurë të përshpejtuar, duke mos kaluar as fazën e parë të debatit në Kuvend.

Deputeti Eno Bozdo, në fjalën e tij tha se Shqipëria sot ka vetëm Bordin e Transparencës, i cili më shumë vrojton rritjen sesa e frenon atë, duke e cilësuar si një instrument që varet nga vullneti i kryeministrit. Sipas tij, ndryshe nga kjo qasje, mekanizmi i propozuar nga opozita synonte të krijonte një garanci ligjore që do të mbronte qytetarët dhe do të siguronte ulje automatike të çmimit në situata krize.

Në anën tjetër, për të justifikuar votimin kundër, doli kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili u mbështet në argumentin klasik, çmimi i naftës përcaktohet në bursë. Por përgjigjja e tij lë pezull një pyetje të thjeshtë, pse atëherë në Shqipëri çmimi është shpesh më i lartë se në vendet e rajonit, të cilat gjithashtu i referohen të njëjtës bursë?

Balla përmendi edhe një herë Bordin e Transparencës si një masë efikase, ndonëse shërben më shumë si një mekanizëm që “dikton” çmimin sesa lehtëson qytetarin.
“U tha këtu se nafta në Shqipëri vjen më shtrenjtë se në vendet e tjera. Nafta është mall burse. Kompania që e sjell në Shqipëri, Britsh petrolium, është një nga 3 kolosët. Kjo kompani e shet me çmim burse”, tha Balla.

Në fund, si për të mos e lënë pa një notë tipike parlamentare, Balla gjeti edhe “luksin” për pak ironi ndaj opozitës, duke e këshilluar që të mos mërzitet për ligjet që mazhoranca nuk ia voton.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme