Politika 9 April 2026, 11:19 Nga VNA

Seanca plenare/ Balla përplasët me Tabakun e Bardhin, Berisha akuzon qeverinë, Korreshi ironizon ministren

Ndaje në Whatsapp
Seanca plenare/ Balla përplasët me Tabakun e Bardhin, Berisha akuzon

Seanca e sotme plenare nisi me përplasje mes deputetëve të PD dhe kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, pas kërkesës së opozitës për zhvillimin e menjëhershëm të mocionit me debat mbi raportin e DASH për klimën e investimeve në Shqipëri. Balla propozoi datën 14 maj për debatin, propozim që u miratua me votat e shumicës, mes kundërshtimeve të opozitës.


Balla akuzoi deputetët e PD se janë “dashnorët e rinj të integrimit”, duke theksuar se prej shtatorit nuk kanë votuar asnjë ligj që lidhet me procesin e anëtarësimit në BE. Në përgjigje, Gazment Bardhi deklaroi se opozita nuk është vënë në dijeni të këtyre ligjeve dhe se miratimi i datës së mocionit është në shkelje të rregullores. Edhe Jorida Tabaku kundërshtoi, duke thënë se pengesë për integrimin nuk është opozita, por vota e PS kundër heqjes së imunitetit të Belinda Ballukut.

Sali Berisha akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama se “përdorin parlamentin” dhe se Kuvendi po mbron “vjedhjet e kabinetit qeveritar”. Ai u ndal te çështja Balluku, duke e cilësuar mosheqjen e imunitetit të saj si “shkelje të rëndë të Kushtetutës”.

Ndërkohë, interpelanca me ministrin e Bujqësisë Andis Salla, e kërkuar nga Erion Braçe, pritet të zhvillohet gjatë seancës, në kushtet kur blegtorët po protestojnë për mungesën e subvencioneve. Braçe u pa të hynte në Kuvend me një qese perimesh, si simbolikë e problematikave në sektor.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme