Bota 5 Janar 2025, 23:11 Nga VNA

Austria, drejt bisedimeve për koalicion të udhëhequra nga partia e ekstremit të djathtë

Ndaje në Whatsapp
Austria, drejt bisedimeve për koalicion të udhëhequra nga partia

Austria po shkon drejt bisedimeve për koalicion të udhëhequra nga Partia e Lirisë e ekstremit të djathtë (FPO), pasi përpjekjet për të formuar një qeveri pa këtë forcë politike dështuan duke sjellë si rezultat dorëheqjen e Kancelarit Karl Nehammer.

Zoti Nehammer, i cili njoftoi se po jepte dorëheqjen të shtunën vonë, kishte mbajtur bisedimet trepalëshe dhe më pas dypalëshe që synonin krijimin e një koalicioni të qendrës, në përpjekje për të shmangur një qeverisje të FPO-së, pasi partia euroskeptike dhe e afërt me Rusinë doli e para në zgjedhjet parlamentare të shtatorit.

Partia Popullore (OVP) konservatore e zotit Nehammer emëroi Sekretarin e Përgjithshëm Christian Stocker të dielën si udhëheqësin e saj të ri të përkohshëm.

Zoti Stocker kishte përsëritur prej kohësh qëndrimin e zotit Nehammer se OVP nuk do të qeveriste me udhëheqësin e FPO-së Herbert Kickl, por ai tha se gjërat tani kanë ndryshuar.

"Pres që kreu i partisë me më shumë vota të ngarkohet me formimin e një qeverie të ardhshme. Nëse ne jemi të ftuar në këto bisedime (koalicioni), ne do ta pranojmë ftesën," u tha ai gazetarëve.

“Prandaj nuk është çështja tek Herbert Kickl apo unë, por tek fakti se ky vend ka nevojë për një qeveri të qëndrueshme tani dhe se ne nuk mund të vazhdojmë të humbim kohë në fushatat zgjedhore apo zgjedhjet”, tha ai.

Presidenti Alexander Van der Bellen, një ish-udhëheqës i të Gjelbërve të krahut të majtë, i cili ka shprehur rezerva rreth emërimit të zotit Kickl si kancelar, zemëroi FPO-në duke mos i kërkuar asaj të formonte një qeveri pas zgjedhjeve me arsyetimin se asnjë parti tjetër nuk ishte e gatshme t'i bashkohej asaj në një koalicion.

Megjithëse tha se situata ka ndryshuar tani, Presidenti Van der Bellen nuk tha shprehimisht se do t'i kërkojë zotit Kickl të drejtojë bisedimet e koalicionit.

Ai do të takohet me zotin Kickl të hënën dhe një kancelar i ri i përkohshëm do të emërohet javën e ardhshme. Zoti Nehammer do të qëndrojë në detyrë deri atëherë.

"Zërat brenda Partisë Popullore që përjashtojnë bashkëpunimin me një FPO-në nën Herbert Kickl janë zbutur. Kjo nga ana tjetër do të thotë se mund të hapet një rrugë e re që nuk ekzistonte më parë," tha Presidenti Van der Bellen në një fjalim drejtuar kombit./ VOA

 

Video

Zgjidhi miqtë më të mirë se vetja.

Një zjarr masiv shpërtheu në Velodromin Olimpik të Rio de Janeiro, duke përfshirë çatinë në flakë. Rreth 80 zjarrfikës me 20 automjete luftuan flakët, ndërsa tymi i zi mbuloi qytetin. Departamenti i zjarrfikësve të Rio-s deklaroi: “E shmangëm një tragjedi të madhe. Shkaku nuk dihet ende, vetëm hetimi forenzik mund ta përcaktojë. Por është fakt që zjarri filloi nga jashtë, në kanavacë.” Ata shpjeguan se çatia ishte plotësisht prej materiali sintetik, i cili u shkri duke krijuar një strukturë të ngjashme me rrjetën e merimangës. Fatmirësisht, nuk raportohet asnjë i lënduar dhe zjarri tashmë është nën kontroll. Shkaku po hetohet.

Ja ku u zgjidh dhe çështja e pagave për mësuesit. Ka menduar Kumbaro për të tërë

Elisa 2, version mashkull.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme