Bota 4 Janar 2025, 18:17 Nga VNA

Sulmi i 31 Dhjetorit/ Uashingtoni shton masat e sigurisë

Ndaje në Whatsapp
Sulmi i 31 Dhjetorit/ Uashingtoni shton masat e sigurisë

Forcat e agjencive të zbatimit të ligjit dhe të sigurisë në Uashington dhe në zonën përreth po mobilizojnë përforcime, ndërsa përgatiten për sigurimin e tre aktiviteteve të rëndësishme në kryeqytetin e vendit. Këto zhvillime vijnë pas sulmit në ditën e Vitit të Ri në Nju Orlins dhe shpërthimit në kamionin Cybertruck, të kompanisë Tesla, përpara Hotelit Ndërkombëtar Trump në Las Vegas.

Aktiviteti i parë do të mbahet të hënën, kur Kongresi i ri mblidhet për të certifikuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale, katër vite pas trazirave të 6 janarit 2021 në Kapitol.

Aktiviteti i dytë do të jetë funerali shtetëror për ish-Presidentin Jimmy Carter, duke filluar me ceremoni që fillojnë të martën dhe përfundojnë të enjten.

Aktiviteti i fundit do të jetë më 20 janar, kur do të inaugurohet Presidenti i zgjedhur Donald Trump.

“Nuk ka ndodhur ndonjëherë më parë. Kemi tre aktivitete (të veçanta të sigurisë kombëtare) brenda një periudhe prej 15 ditësh”, u tha të premten gazetarëve Matt McCool, nga zyra në Uashington e Shërbimit Sekret.

“Por, dua t’ju them se u përshtatemi nevojave. Kemi punuar prej vitesh për aktivitete të tilla. Kështu që do të jemi të përgatitur”, tha ai.

Megjithë shqetësimet e krijuara pas sulmit në Nju Orlins dhe shpërthimin në Las Vegas, zyrtarët e sigurisë deri më tani kanë besim se aktivitetet në Uashington do të zhvillohen të sigurta.

“Nuk kemi ndonjë kërcënim të besueshëm apo konkret në lidhje me këto aktivitete”, tha David Sundberg, ndihmës drejtor në zyrën e FBI-së në Uashington.

Agjencitë e zbatimit të ligjit dhe të sigurisë kanë marrë masa të shtuara, duke patur parasysh se qyteti dhe rajoni po përballen me një mjedis me rrezikshmëri të shtuar.

Shërbimi Sekret tha të premten se po sillte agjentë nga i gjithë vendi për të rritur praninë, e cila ishte sidoqoftë në nivelin më të lartë të tre viteve të fundit.

Departamenti Metropolitan i Policisë së Uashingtonit tha se ka shtuar rreth 4 mijë policë nga departamente të ndryshme nga mbarë vendi.

Garda Kombëtare e kryeqytetit konfirmoi se ka miratuar kërkesa për mbështetje të mëtejshme, përfshirë vendosjen në dispozicion të 500 anëtarëve të tjerë të gardës, për certifikimin e zgjedhjeve në 6 janar dhe oficerët ndërlidhës për funeralin shtetëror.

Po shqyrtohet edhe një kërkesë shtesë për 7,800 ushtarakë të tjerë nga garda për sigurimin e inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Trump.

“Një mori masash sigurie, të dukshme dhe të padukshme, do të merren në koordinim, për t’u siguruar mirëfunksionimi i planit gjithëpërfshirës”, tha agjenti i Shërbimit Sekret, McCool.

Policia e Uashingtonit njoftoi se masat e rritura të sigurisë hyjnë në fuqi të dielën. Oficerë të specializuar do të dislokohen në mbarë qytetin për të qenë në gatishmëri në rast të ndonjë emergjence.

Policia e Kapitolit, e cila ka 2,400 oficerë dhe punonjës civilë që janë përgjegjës për mbrojtjen e Kapitolit dhe anëtarët e Kongresit, njoftoi se është tashmë më e përgatitur për emergjencat, krahasuar me katër vite më parë.

Video

Dhjetëra mijëra njerëz morën pjesë në një marshim dhe tubim në Stamboll të enjten në mbështetje të palestinezëve në Rripin e Gazës, duke valëvitur flamuj palestinezë dhe turq dhe duke bërë thirrje për t’i dhënë fund dhunës në enklavën palestineze të shkatërruar nga lufta. Sipas burimeve pranë policisë turke dhe agjencisë zyrtare të lajmeve Anadolu, rreth 500,000 njerëz morën pjesë në tubim, gjatë të cilit u mbajtën fjalime të ndryshme dhe këngëtari me origjinë libaneze Maher Zain performoi këngën “Free Palestine”.

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pak momente më parë në dalje të qytetit të Lezhës, në drejtim të Shkodrës. Si pasojë e përplasjes, njëra nga automjetet ka pësuar dëmtime të rënda dhe nga pamjet duket pothuajse e shkatërruar. Videoja ka mbërritur në redaksinë e VNA, ndërsa në momentin e regjistrimit në vendngjarje nuk kishin mbërritur ende shërbimet e policisë. Nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar.

Një fishekzjarr gjigant – ndër më të mëdhenjtë e botës sa i përket shpërthimit të vetëm – është ndezur në qiellin e Nagaoka, në prefekturën Niigata të Japonisë, duke krijuar një shpërthim spektakolar që tërhoqi vëmendjen e mijëra spektatorëve dhe u shpërnda gjërësisht në rrjetet sociale.

Pas mesnate, në disa zona të kryeqytetit belg, Bruksel, janë shënuar incidente serioze sigurie, ku grupe të rinjsh kanë hedhur fishekzjarre drejt forcave të policisë dhe kanë vënë zjarr objekteve në mes të rrugëve, sipas burimeve zyrtare. Ngjarjet ndodhën gjatë orëve të para pas ndërrimit të viteve, duke detyruar autoritetet të forcojnë praninë policore për të rivendosur rendin dhe sigurinë publike. Policia ndërhyri për të shpërndarë turmat dhe për të neutralizuar situatat e rrezikshme.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme