Bota 4 January 2025, 17:24 Nga VNA

Shpërthen virusi HMPV në Kinë: Spitalet mbushen plot me pacientë, simptoma të ngjashme me COVID-19

Ndaje në Whatsapp
Shpërthen virusi HMPV në Kinë: Spitalet mbushen plot me

Pesë vjet pas shpërthimit të COVID-19, Kina po përballet me një tjetër situatë alarmante shëndetësore. Numri i rasteve me HMPV (metapneumovirus njerëzor) është rritur ndjeshëm, duke shkaktuar mbingarkesë në spitale. Pamjet në rrjetet sociale tregojnë dhjetëra pacientë që kërkojnë ndihmë mjekësore për simptoma të ngjashme me ato të koronavirusit.

HMPV, i zbuluar për herë të parë në vitin 2001 në Holandë, është një virus sezonal që zakonisht shkakton infeksione respiratore. Megjithatë, shpërthimi aktual në Kinë duket më serioz. Sipas gazetës shtetërore China Daily, Qendra Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka konfirmuar përhapjen e shpejtë të virusit.

Pavarësisht shqetësimeve të ngritura, autoritetet vendase kanë tentuar të minimizojnë situatën. Përfaqësuesi Kan Biao deklaroi se rritja e infeksioneve respiratore, përfshirë HMPV, gripin dhe pneumoninë, është e pritshme gjatë dimrit. Gjithashtu, përhapja e norovirusit, një infeksion që shkakton të vjella dhe diarre, pritet të mbetet e lartë për dy muajt e ardhshëm.

Simptomat e HMPV përfshijnë kollë, temperaturë, dhimbje fyti dhe lodhje, të ngjashme me gripin ose të ftohtin e zakonshëm. Shoqata Amerikane e Mushkërive thekson se virusi përhapet përmes kontaktit të ngushtë me të infektuarit, ndërsa simptomat zakonisht zgjasin nga dy deri në pesë ditë.

Ekspertët bëjnë thirrje për kujdes të shtuar, sidomos për grupet e rrezikuara, për të shmangur përkeqësimin e situatës.

Video

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në hyrje të fshatit Andon Poçi, duke rrezikuar banesat dhe një fabrikë uji pranë vatrës së flakëve. Forcat e MZSH Gjirokastër kanë ndërhyrë menjëherë me mjete dhe personel për izolimin e zjarrit dhe mbrojtjen e objekteve të rrezikuara. Ndërhyrja vijon me intensitet, ndërsa situata po mbahet nën monitorim.

I famshëm për arratisjet nga burgjet greke, Alket Rizai shpallet sërish i arratisur: Nuk u kthye nga leja e 16-të

O Zot në duart të kujt ka rënë shteti…

GJKKO lë në burg Ilir Metën, rrëzohet kërkesa për zbutjen e masës së sigurisë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme