Bota 3 January 2025, 20:45 Nga VNA

Meloni për ‘Corriere della Sera’: Qendrat e emigrantëve në Lezhë zgjidhje novatore dhe leksion për vendet e BE-së

Ndaje në Whatsapp
Meloni për ‘Corriere della Sera’: Qendrat e emigrantëve

Në një intervistë për Corriere della Sera, kryeministrja italine, Giorgia Meloni, duke folur për marrëdhëniet me homologun  britanik, ka përmendur edhe qendrat e emigrantëve në Gjadër dhe Shëngjin, që janë produkt i marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane.

Për migrantët ajo tha se është një fenomen që prek gjithë kontinentin europian.

“Është një fenomen që prek të gjithë kontinentin europian edhe jashtë kufijve të BE-së. Me Starmer ne jemi dakord se duhet të intensifikojmë luftën kundër trafikantëve, të punojmë drejt një bashkëpunimi më të madh midis policive tona, të forcojmë angazhimin për riatdhesimet vullnetare dhe të mos kemi frikë të eksplorojmë gjithashtu zgjidhje novatore, si ajo që Italia ka nisur përmes  protokollit me Shqipërinë për të përpunuar kërkesat për azil në territore jo të BE-së, por nën juridiksionin italian dhe europian”, tha Meloni.

Ndërsa për marrëveshjen tha se është zgjidhje shumë novatore, i cili shërben si leksion për Europën dhe më gjerë,

“Ekzekutivi ka bërë zgjedhje të sakta lidhur me çështjen e emigracionit dhe protokolli i nënshkruar me Shqipërinë është një prej tyre. Është një zgjidhje shumë novatore, e cila po shërben si një leksion jo vetëm në Europë, por edhe më gjerë, pasi është e qartë se synon t’i japë një goditje fatale organizatave kriminale që spekulojnë me emigrantët për të majmur fitimet e tyre”, tha Meloni.

 

Video

Edi Rama reagon pas vendimit për të lënë në qeli Erion Veliajn. Kryeministri ngre pikëpyetje për vijimin e paraburgimit dhe thotë se Tirana po mbetet pa drejtimin e kryetarit të zgjedhur. Sipas Ramës, kjo situatë po sjell një kosto të përditshme për kryeqytetin dhe qytetarët. Ai e cilëson atë një “eksperiment të paparë juridik, social dhe ekonomik”.

Tre automjete janë përfshirë në një aksident në superstradën Lezhë–Shkodër, pranë kryqëzimit të Gocajve. Si pasojë e përplasjes, dy drejtues mjetesh dhe një pasagjer kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në Spitalin e Lezhës. Pas ndihmës mjekësore, raportohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Aksidenti shkaktoi vështirësi të përkohshme në qarkullim.

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në hyrje të fshatit Andon Poçi, duke rrezikuar banesat dhe një fabrikë uji pranë vatrës së flakëve. Forcat e MZSH Gjirokastër kanë ndërhyrë menjëherë me mjete dhe personel për izolimin e zjarrit dhe mbrojtjen e objekteve të rrezikuara. Ndërhyrja vijon me intensitet, ndërsa situata po mbahet nën monitorim.

I famshëm për arratisjet nga burgjet greke, Alket Rizai shpallet sërish i arratisur: Nuk u kthye nga leja e 16-të

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme