Bota 2 January 2025, 21:10 Nga VNA

Kush është Pam Bondi, e emëruara për postin e prokurores së përgjithshme?

Ndaje në Whatsapp
Kush është Pam Bondi, e emëruara për postin e prokurores

“Para se të merrja postin e prokurores së përgjithshme të Floridës, unë isha prokurore karriere për 18 vite. ”Pam Bondi njihet më së miri si prokurorja e parë e përgjithshme e Floridës, shteti ku ndodhet Mar-a-Lago, shtëpia e Presidentit të zgjedhur Donald Trump. Ja çfarë i tha zonja Bondi Zërit të Amerikës në vitin 2012 kur u zgjodh për herë të parë.“Posti më i lartë që unë kam dëshiruar është ai i prokurores së përgjithshme, kaq. Unë jam përqëndruar në këtë. Jam shumë e vendosur dhe e motivuar të bëjë punën e prokurores”, tha ajo në gusht të vitit 2012.Zonja Bondi foli në Kuvendin Kombëtar të Partisë Republikane në vitin 2016 kur Donald Trump ishte kandidati presidencial i partisë, tre muaj para se të fitonte për herë të parë presidencën."Unë e njoh Donaldin dhe jam krenar që e njoh atë", tha ajo në gusht të vitit 2016Një mbështetëse besnike e pretendimit të rremë se zoti Trump kishte fituar zgjedhjet e vitit 2020, ajo ishte gjithashtu anëtare e ekipit ligjor të zotit Trump në gjyqin e tij të shkarkimit në Senat.Së bashku me republikanët e tjerë, zonja Bondi mbështeti zotin Trump në gjyqin në Nju Jork, në të cilin një juri e shpalli atë fajtor lidhur me akuzat për falsifikim të të dhënave të biznesit për të fshehur një pagesë në këmbim të heshtjes së aktores së filmave pornografikë Stormy Daniels.Në fillim të dhjetorit, zonja Bondi vizitoi Kongresin, duke u takuar më senatorët për të siguruar mbështetjen e tyre para seancës së konfirmimit të saj në Senat për postin e prokurores së përgjithshme."Dua të sigurohem që ne të përmirësojmë reputacionin e agjencive si FBI-ja, atë të Departamentit të Drejtësisë dhe agjencitë e zbulimit. Duhet të rivendosim reputacionin e tyre si institucione jopolitike", tha senatori republikan John Cornyn.Analistët thonë se mungesa e pavarësisë së saj nga Shtëpia e Bardhë mund të jetë një çështje shqetësuese gjatë procesit të konfirmimit të saj.“Do të ketë raste, mendoj se është një siguri absolute duke pasur parasysh shkallën në të cilën zoti Trump po përpiqet të tejkalojë kufijtë në shumë fronte ligjore, ku besnikëria ndaj ligjit dhe besnikëria ndaj Trumpit do të jenë në tension, dhe trajtimi i këtyre rasteve nga Pam Bondi do të jetë një çështje e debatueshme”, thotë James Sample nga universiteti Hofstra.“Një nga gjërat që mund të shihet si konflikt interesi është vendimi i zyrës së saj në vitin 2013 për të mos hetuar zyrtarisht pretendimet për mashtrim nga Universiteti Trump”, thotë Claire Finkelstein nga Universiteti i Pensilvanisë.Por komisioni i etikës në Florida nuk gjeti asnjë shkelje nga ana e saj.“Ish prokurorja e përgjithshme e Floridës ka ofruar gjithmonë mbështetjen e saj. Ajo mund të zgjedhte çfarë të donte”, tha Presidenti i zgjedhur Donald Trump. Pam Bondi aktualisht është pjesë e firmës lobuese “Ballard Partners”, me seli në Uashington. Analistët thonë se senatorët do të pyesin edhe për klientët e saj të profilit të lartë, të cilët mund të përballet pasi ajo të marrë postin e prokurores së përgjithshme.

Zëri i Amerikës

Video

Edi Rama reagon pas vendimit për të lënë në qeli Erion Veliajn. Kryeministri ngre pikëpyetje për vijimin e paraburgimit dhe thotë se Tirana po mbetet pa drejtimin e kryetarit të zgjedhur. Sipas Ramës, kjo situatë po sjell një kosto të përditshme për kryeqytetin dhe qytetarët. Ai e cilëson atë një “eksperiment të paparë juridik, social dhe ekonomik”.

Edi Rama reagon pas vendimit për të lënë në qeli Erion Veliajn. Kryeministri ngre pikëpyetje për vijimin e paraburgimit dhe thotë se Tirana po mbetet pa drejtimin e kryetarit të zgjedhur. Sipas Ramës, kjo situatë po sjell një kosto të përditshme për kryeqytetin dhe qytetarët. Ai e cilëson atë një “eksperiment të paparë juridik, social dhe ekonomik”.

Tre automjete janë përfshirë në një aksident në superstradën Lezhë–Shkodër, pranë kryqëzimit të Gocajve. Si pasojë e përplasjes, dy drejtues mjetesh dhe një pasagjer kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në Spitalin e Lezhës. Pas ndihmës mjekësore, raportohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Aksidenti shkaktoi vështirësi të përkohshme në qarkullim.

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në hyrje të fshatit Andon Poçi, duke rrezikuar banesat dhe një fabrikë uji pranë vatrës së flakëve. Forcat e MZSH Gjirokastër kanë ndërhyrë menjëherë me mjete dhe personel për izolimin e zjarrit dhe mbrojtjen e objekteve të rrezikuara. Ndërhyrja vijon me intensitet, ndërsa situata po mbahet nën monitorim.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme