Bota 2 January 2025, 14:36 Nga VNA

Tentativë për të vrarë Bashar al-Assad në Moskë, dyshohet se ish-diktatori sirian është helmuar

Ndaje në Whatsapp
Tentativë për të vrarë Bashar al-Assad në Moskë,

Presidenti i rrëzuar i Sirisë, Bashar al-Assad, raportohet se i ka shpëtuar për mrekulli një tentative për atentat që dyshohet se ndodhi në Moskë, ku ai është strehuar me familjen që prej 8 dhjetorit 2024.

Informacioni vjen nga kanali Telegram “General SVR”, i cili besohet të drejtohet nga një ish-agjent i lartë rus.

Sipas burimeve të kanalit, atentati ndaj Assad-it ka ndodhur të dielën, kur ai është helmuar dhe ka përjetuar një gjendje kritike, duke u përpjekur të merrte frymë. Mjekët e thirrur me urgjencë në banesën e tij arritën ta stabilizonin. Megjithatë, lajmi nuk është konfirmuar nga asnjë burim zyrtar.

The Sun shkruan se raportimet e mediave ruse sugjerojnë se Assad-i kërkoi kujdes të menjëhershëm mjekësor pasi, brenda pak sekondash nga ekspozimi ndaj substancës së dyshuar helmuese, ai filloi të kollitej në mënyrë të pandërprerë dhe ndjeu vështirësi të mëdha në frymëmarrje.

Tentativa për atentat ka ndodhur në një kohë kur po qarkullojnë zëra për tensione familjare. Raportet tregojnë se gruaja e tij, Asma al-Assad, po kërkon divorcin dhe shpreh dëshirën për t’u zhvendosur në Londër.

“General SVR” pohon se ka arsye të forta për të besuar se atentati është një përpjekje e drejtpërdrejtë për të eliminuar liderin e rrëzuar sirian. Gjendja shëndetësore e Assad-it është stabilizuar të hënën, ndërsa incidenti mbetet i paqartë dhe pa konfirmim nga burime zyrtare.

 

Video

Edi Rama reagon pas vendimit për të lënë në qeli Erion Veliajn. Kryeministri ngre pikëpyetje për vijimin e paraburgimit dhe thotë se Tirana po mbetet pa drejtimin e kryetarit të zgjedhur. Sipas Ramës, kjo situatë po sjell një kosto të përditshme për kryeqytetin dhe qytetarët. Ai e cilëson atë një “eksperiment të paparë juridik, social dhe ekonomik”.

Edi Rama reagon pas vendimit për të lënë në qeli Erion Veliajn. Kryeministri ngre pikëpyetje për vijimin e paraburgimit dhe thotë se Tirana po mbetet pa drejtimin e kryetarit të zgjedhur. Sipas Ramës, kjo situatë po sjell një kosto të përditshme për kryeqytetin dhe qytetarët. Ai e cilëson atë një “eksperiment të paparë juridik, social dhe ekonomik”.

Tre automjete janë përfshirë në një aksident në superstradën Lezhë–Shkodër, pranë kryqëzimit të Gocajve. Si pasojë e përplasjes, dy drejtues mjetesh dhe një pasagjer kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në Spitalin e Lezhës. Pas ndihmës mjekësore, raportohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Aksidenti shkaktoi vështirësi të përkohshme në qarkullim.

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në hyrje të fshatit Andon Poçi, duke rrezikuar banesat dhe një fabrikë uji pranë vatrës së flakëve. Forcat e MZSH Gjirokastër kanë ndërhyrë menjëherë me mjete dhe personel për izolimin e zjarrit dhe mbrojtjen e objekteve të rrezikuara. Ndërhyrja vijon me intensitet, ndërsa situata po mbahet nën monitorim.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme