Bota 4 Janar 2025, 15:14 Nga VNA

SHBA, sanksione të reja ndaj Kinës në fushën e sigurisë kibernetike

Ndaje në Whatsapp
SHBA, sanksione të reja ndaj Kinës në fushën e sigurisë

UASHINGTON – Shtetet e Bashkuara shpallën sanksione të reja në sektorin e sigurisë kibernetike ndaj kompanisë kineze ‘Integrity Technology Group’, që është e angazhuar në programimin kompjuterik, sipas një njoftimi të Departamentit të Thesarit.

Zyrtarët perëndimorë në të kaluarën akuzuan kompaninë me seli në Pekin se qëndron prapa një grupi të madh hakerësh kinezë, të mbiquajtur ‘Flax Typhoon’.

Gjatë një konference për sigurinë kibernetike vitin e kaluar, drejtori i Byrosë Federale të Hetimeve, FBI, Chrisopher Wray tha se kompania ‘Integrity Technology’ pretendon se është kompani e teknologjisë informative por gjithashtu “mbledh informacione zbulimi dhe bën përgjime për agjencitë qeveritare kineze të zbulimit’.

Në atë kohë, zyrtarët kinezë akuzuan Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre se “kishin arritur në një përfundim të pajustifikueshëm dhe se po bënin akuza të pabaza kundër Kinës”.

Vendimi i Thesarit amerikan erdhi pasi Kina vendosi të enjten masa për kontrollin e eksportit ndaj 28 kompanive amerikane dhe shtoi edhe 10 kompani tjera amerikane në listën e entiteteve të cilave u ndalohet të bërit biznes në Kinë.

Pjesa më e madhe e kompanive amerikane ishin kryesisht firma që janë kontraktuese të sektorit të mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara. Ato përfshijnë kompaninë Lockheed Martin dhe pesë kompani simotra të saj; kompaninë General Dynamics dhe tre firma nënkontraktore të saj, tre kompani nënkontraktore të firmës Raytheon dhe një firmë të lidhur me kompaninë Boeing, si dhe disa dhjetëra kompani të tjera.

Kompanive kineze u ndalohet menjëherë që t’u shesin këtyre firmave amerikane pajisje që kanë përdorim të dyfishtë, pra mallra që kanë qëllime ushtarake por që përdoren edhe në pajisje që gjejnë përdorim të përditshëm.

Por ekspertët thonë se meqë kontraktorët ushtarakë amerikanë zakonisht nuk bëjnë tregti me kompanitë e armiqve të shtetit të tyre, kufizimet e reja nuk pritet të kenë ndonjë ndikim në kompanitë amerikane ndaj të cilëve Kina ka vendosur sanksione.

“(Sanksionet) nuk do të kenë ndonjë ndikim në këto kompani. Ato nuk bëjnë biznes me Kinën”, i tha Zërit të Amerikës, drejtori Raymond Kuo, pranë korporatës RAND.

Megjithatë, ai tha se sanksionet tregojnë që Kina është e vendosur t’u përgjigjet sanksioneve amerikane ndaj kompanive kineze, siç ka bërë disa herë administrata e Presidentit Biden muajve të fundit.

“Ky vendim tregon se kinezët janë të gatshëm të kundërpërgjigjen ndaj çdo veprimi të Shteteve të Bashkuara”, thotë Kuo. “Nëse i shtojmë sanksionet tona tregtare – Presidenti Trump ka kërcënuar me tarifa prej 60 për qind – atëherë ata mund të kundërpërgjigjen në forma të ndryshme”.

Ndërkohë 10 kompanive të lidhura me kontraktuesit amerikanë të mbrojtjes, që u vendosën në listën e entiteteve u është ndaluar importimi apo eksportimi i mallrave në Kinë apo nga Kina sikurse u janë ndaluar edhe investimet atje. Drejtuesve të këtyre kompanive u ndalohet të udhëtojnë në Kinë dhe lejet e tyre të punës apo lejet e qëndrimit u anulohen.

Sipas Ministrisë kineze të Tregtisë, këto kompani të përcaktuara i kanë shitur armë Tajvanit. Ministria kineze tha se kufizimet e reja kanë për synim “ruajtjen e sovranitetit kombëtar, sigurinë dhe interesat e zhvillimit.”

Në një deklaratë dhënë Zërit të Amerikës, zëdhënësi i Ambasadës kineze në Uashington, Liu Pengyu tha se autoritetet vlerësuan se 28 kompanitë që do të përballen me masa “rrezikojnë sigurinë kombëtare të Kinës”.

Video

Dhjetëra mijëra njerëz morën pjesë në një marshim dhe tubim në Stamboll të enjten në mbështetje të palestinezëve në Rripin e Gazës, duke valëvitur flamuj palestinezë dhe turq dhe duke bërë thirrje për t’i dhënë fund dhunës në enklavën palestineze të shkatërruar nga lufta. Sipas burimeve pranë policisë turke dhe agjencisë zyrtare të lajmeve Anadolu, rreth 500,000 njerëz morën pjesë në tubim, gjatë të cilit u mbajtën fjalime të ndryshme dhe këngëtari me origjinë libaneze Maher Zain performoi këngën “Free Palestine”.

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pak momente më parë në dalje të qytetit të Lezhës, në drejtim të Shkodrës. Si pasojë e përplasjes, njëra nga automjetet ka pësuar dëmtime të rënda dhe nga pamjet duket pothuajse e shkatërruar. Videoja ka mbërritur në redaksinë e VNA, ndërsa në momentin e regjistrimit në vendngjarje nuk kishin mbërritur ende shërbimet e policisë. Nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar.

Një fishekzjarr gjigant – ndër më të mëdhenjtë e botës sa i përket shpërthimit të vetëm – është ndezur në qiellin e Nagaoka, në prefekturën Niigata të Japonisë, duke krijuar një shpërthim spektakolar që tërhoqi vëmendjen e mijëra spektatorëve dhe u shpërnda gjërësisht në rrjetet sociale.

Pas mesnate, në disa zona të kryeqytetit belg, Bruksel, janë shënuar incidente serioze sigurie, ku grupe të rinjsh kanë hedhur fishekzjarre drejt forcave të policisë dhe kanë vënë zjarr objekteve në mes të rrugëve, sipas burimeve zyrtare. Ngjarjet ndodhën gjatë orëve të para pas ndërrimit të viteve, duke detyruar autoritetet të forcojnë praninë policore për të rivendosur rendin dhe sigurinë publike. Policia ndërhyri për të shpërndarë turmat dhe për të neutralizuar situatat e rrezikshme.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme