Bota 5 January 2025, 18:16 Nga VNA

Izraeli akuzon Hezbollahun: Nuk po respekton kushtet e marrëveshjes së armëpushimit

Ndaje në Whatsapp
Izraeli akuzon Hezbollahun: Nuk po respekton kushtet e marrëveshjes së

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, akuzoi sot Hezbollahun e Libanit se nuk po respekton kushtet e marrëveshjes së armëpushimit dhe paralajmëroi se vendi i tij mund të “detyrohet të veprojë”.

Katz pohoi se luftëtarët e Hezbollahut nuk janë tërhequr në veri të lumit Litani në Libanin jugor, rreth 30 kilometra nga kufiri izraelit.

“Nëse ky kusht nuk plotësohet, nuk do të ketë marrëveshje dhe Izraeli do të detyrohet të veprojë në mënyrë të njëanshme për të garantuar kthimin e sigurt të banorëve të Izraelit verior në shtëpitë e tyre”, shtoi ai.

Marrëveshja e armëpushimit hyri në fuqi më 27 nëntor, dy muaj pasi Izraeli dhe Hezbollahu hynë në luftë të hapur.

Sipas tekstit të armëpushimit, ushtria libaneze dhe paqeruajtësit e OKB-së duhet të vendosen në Libanin jugor dhe ushtria izraelite duhet të tërhiqet brenda 60 ditëve.

Armëpushimi parashikon gjithashtu tërheqjen e Hezbollahut në rreth 30 km nga kufiri izraelit.

Që nga fillimi i armëpushimit, të dyja palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për shkelje të vazhdueshme të saj.

“Kushti i parë për zbatimin e marrëveshjes është tërheqja e plotë e organizatës terroriste Hezbollah (deri në veri) nga lumi Litani, shkatërrimi i të gjitha armëve dhe çmontimi i të gjithë infrastrukturës terroriste në zonë nga ushtria libaneze, gjë që nuk e ka bërë ende”, tha Katz.

 

 

Video

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në hyrje të fshatit Andon Poçi, duke rrezikuar banesat dhe një fabrikë uji pranë vatrës së flakëve. Forcat e MZSH Gjirokastër kanë ndërhyrë menjëherë me mjete dhe personel për izolimin e zjarrit dhe mbrojtjen e objekteve të rrezikuara. Ndërhyrja vijon me intensitet, ndërsa situata po mbahet nën monitorim.

I famshëm për arratisjet nga burgjet greke, Alket Rizai shpallet sërish i arratisur: Nuk u kthye nga leja e 16-të

O Zot në duart të kujt ka rënë shteti…

GJKKO lë në burg Ilir Metën, rrëzohet kërkesa për zbutjen e masës së sigurisë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme