Bota 3 September 2026, 15:13 Nga VNA

Alarm në Greqi për mashtrimet telefonike, ministri zbulon rrjetet: Kanë ngritur qendra thirrjesh edhe në Shqipëri

Ndaje në Whatsapp

dsdcsdc.jpg

Mashtrimet telefonike po kthehen në një problem serioz në Greqi, ku grupe të organizuara kriminale dyshohet se kanë ngritur qendra thirrjesh për të mashtruar qytetarët, kryesisht të moshuarit. Sipas autoriteteve greke, aktiviteti i këtyre rrjeteve tashmë është shtrirë edhe përtej kufijve të vendit, përfshirë Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë.

Ministri grek i Mbrojtjes së Qytetarëve, Michalis Chrysochoidis, e cilësoi fenomenin si një “epidemi”, ndërsa njoftoi se po punohet për krijimin e një strukture të përhershme operative për luftimin e këtyre grupeve.

“Mashtrimet telefonike janë një epidemi në vendin tonë. Mashtruesit janë kryesisht romë”, deklaroi Chrysochoidis gjatë një interviste për televizionin Mega.

Sipas tij, grupet kriminale kanë gjetur te mashtrimet telefonike një mënyrë për t'u marrë qytetarëve pasuritë dhe kursimet e tyre.

“Këta njerëz janë kthyer drejt kriminalitetit dhe gradualisht drejt këtij lloj krimi, i cili është i tmerrshëm, në kuptimin që shumë lehtë ua marrin njerëzve pronën. Kjo është tragjike dhe dramatike”, u shpreh ministri.

Qendra thirrjesh në Shqipëri, Shkup dhe Sofje
Një nga shqetësimet kryesore të autoriteteve greke është shtrirja ndërkombëtare e këtyre rrjeteve. Sipas Chrysochoidis, grupet nuk operojnë vetëm brenda territorit grek, por kanë ngritur struktura edhe në vende të tjera të rajonit.

“Ka një qendër thirrjesh në Shqipëri, për shembull, ka një qendër thirrjesh në Shkup, në Sofje”, deklaroi ai.

Ministri i përshkroi ato si grupe të mirëfillta transnacionale, të cilat bashkëpunojnë mes tyre për realizimin e mashtrimeve.

Chrysochoidis theksoi se problemi nuk është vetëm grek, por ka marrë përmasa evropiane. Ai bëri të ditur se janë zhvilluar hetime dhe operacione të mëdha, të cilat kanë çuar në arrestimin dhe burgosjen e një numri personash, por rrjetet vijojnë të rigjenerohen dhe të shumëfishohen.

Aktiviteti i tyre, sipas ministrit, nuk kufizohet vetëm te telefonatat mashtruese. Grupet dyshohet se janë të përfshira edhe në mashtrime elektronike, ku shumat e parave të përfituara në mënyrë të paligjshme mund të jenë shumë më të mëdha.

Chrysochoidis iu referua gjithashtu operacioneve dhe arrestimeve të kryera nga strukturat hetimore greke dhe Siguria e Atikës, duke theksuar nevojën për një mekanizëm të përhershëm dhe të organizuar kundër fenomenit.

Ministri grek u shfaq kategorik për vijimin e luftës ndaj këtyre rrjeteve kriminale.

“Jini të sigurt për këtë: Ne do t'i arrestojmë të gjithë. Na duhet vetëm një strukturë e përhershme dhe një politikë operative e përhershme për t'i dhënë fund kësaj gjëje”, deklaroi Chrysochoidis.

Video

Përplasje me armë në Radhimë, dhunohet biznesmeni Vasil Bedini; plagoset edhe Luan Muça i “Delta”-s

Atentati në Mirditë/ Viktor Bardhi u ndoq dhe u ekzekutua me silenciator brenda makinës, dyshimet çojnë te hakmarrja mes dy fiseve

Në republikën e Besës ku askush nuk i beson më askujt

Thesari vetëm ekzekuton: për pagat e bllokuara të drejtësisë, ndiqni urdhrin deri te qeveria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme