Kronika 2 June 2025, 14:38 Nga VNA

Vrasja e Martin Canit, dëshmojnë 5 të mitur në proces/ Detajet

Ndaje në Whatsapp
Vrasja e Martin Canit, dëshmojnë 5 të mitur në proces/

Në Gjykatën e Tiranës po zhvillohet me dyer të mbyllura procesi për autorin e dyshuar të vrasjes së Martin Canit dhe plagosjen e mikut të tij, Luis Mecja.

Në seancë, sipas burimeve, dëshmuan 5 të mitur, të cilët kanë qenë të pranishëm në ngjarjen e rëndë që ndodhi në afërsi të shkollës “Fan Noli” në Tiranë.

Mes tyre dëshmoi edhe i mituri K.B., djali i një oficeri të BKH-së, i cili ka qenë i pranishëm në vendngjarje dhe familjarët e Luis Mecja kanë pretenduar se ai është i përfshirë në krim.

Gjykata i ka pyetur të miturit në mungesë të autorit të dyshuar të vrasjes, Mario Përlleshaj.

Në seancën e ardhshme pritet të dëshmojnë edhe 7 dëshmitarë, 4 prej të cilëve të mitur.

Martin Cani u vra në afërsi të shkollës “Fan Noli”, ndërsa miku i tij Luis Mecja u plagos. Ngjarja ngriti shqetësime të forta lidhur me sigurinë në shkolla dhe u shoqërua me valë protestash nga prindërit në Tiranë.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme