Kronika 2 June 2025, 14:32 Nga VNA

Policia Rrugore intensifikon kontrollet, 49 shtetas procedohen penalisht dhe 14,495 gjoba për shkelje të Kodit Rrugor

Ndaje në Whatsapp
Policia Rrugore intensifikon kontrollet, 49 shtetas procedohen penalisht dhe

Policia Rrugore e Tiranës ka shtuar ndjeshëm kontrollet në rrugët e kryeqytetit gjatë javës së fundit, në kuadër të një aksioni për rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve. Në këtë kuadër, janë përdorur mjete teknologjike moderne si dronë, radarë, kamera inteligjente dhe është shtuar prania e patrullave në terren.

Sipas njoftimit zyrtar, si rezultat i këtyre kontrolleve intensive:

  • 49 shtetas janë arrestuar ose janë proceduar penalisht për shkelje të rënda të Kodit Rrugor;
  • 15 prej tyre për drejtim të mjetit në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi;
  • 4 persona janë kapur në kërkim për vepra të ndryshme penale;
  • 40 automjete janë bllokuar për parregullsi të ndryshme teknike apo dokumentacioni;
  • 21 leje drejtimi janë pezulluar.

Gjithashtu, janë vendosur 14,495 masa administrative ndaj drejtuesve të mjeteve për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.

Policia Rrugore u bën apel të gjithë përdoruesve të rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit, në funksion të sigurisë së tyre dhe të të tjerëve. 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme