Kronika 2 June 2025, 13:02 Nga VNA

Plagosja me armë zjarri në “Ali Demi”, shpallen në kërkim dy persona dhe arrestohen tre punonjës picerie

Ndaje në Whatsapp
Plagosja me armë zjarri në “Ali Demi”, shpallen në

Një 15-vjeçar mbeti i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në një piceri në zonën e “Ali Demit”, në Tiranë. Ngjarja e rëndë ndodhi në ambientet e picerisë “Fantazia”, pas një konflikti që dyshohet se ka nisur për motive të dobëta.

Policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes, shtetasin Aldi Neziri, 21 vjeç, i cili dyshohet se ka qëlluar me një armë zjarri atipike drejt të miturit. Bashkë me të, është shpallur në kërkim edhe Leonardo Mejdani, 24 vjeç, administratori i lokalit, i akuzuar për moskallëzim krimi dhe pengim të drejtësisë.

Në kuadër të hetimeve, janë arrestuar edhe tre punonjës të picerisë, përkatësisht:

  • Ferit Basha, 20 vjeç
  • Andi Hyka, 29 vjeç
  • Keivin Bala, 20 vjeç

Ata akuzohen se pas ngjarjes kanë pastruar vendin dhe kanë hequr DVR-në e kamerave të sigurisë, me qëllim fshehjen e provave dhe pengimin e hetimeve.

Gjithashtu, është referuar materiali në Prokurori edhe për një shtetase 15-vjeçare, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme