Kronika 2 June 2025, 11:24 Nga VNA

Afera Partizani, trupa gjykuese për Berishën do kryesohet nga Elsa Ulliri

Ndaje në Whatsapp
Afera Partizani, trupa gjykuese për Berishën do kryesohet nga Elsa

Elsa Ulliri është përzgjedhur nga shorti elektronik si kryesuese e trupës gjykuese që do të shqyrtojë dosjen “Partizani”, me të pandehur kryesor ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrrin e tij Jamarbër Malltezi.

Anëtarë të trupës gjykuese do të jenë gjyqtarët Bib Ndreca dhe Rudina Palloj.

Sipas akuzës, Sali Berisha përballet me akuzën për korrupsion të kryer në bashkëpunim, ndërsa Jamarbër Malltezi akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash.

Nën akuzë për këtë çështje janë edhe disa të pandehur të tjerë, ndërsa pritet që trupa gjykuese të caktojë brenda 10 ditësh datën e seancës së parë në gjykimin themelor.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme