Kronika 2 June 2025, 10:01 Nga VNA

Sekuestrohen pasuritë e një të dënuari për drogë në Angli, përfshirë prona dhe biznese familjare në Tiranë

Ndaje në Whatsapp
Sekuestrohen pasuritë e një të dënuari për drogë

Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e pajustifikuara në Shqipëri të shtetasit A.Ll., i dënuar për çështje droge në Britaninë e Madhe

Në kuadër të hetimeve mbi procedimin pasuror nr. 04, datë 22.05.2025, rezultoi se shtetasi A.Ll. është dënuar në Angli për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, ndërsa pasuritë e tij në Shqipëri nuk justifikohen nga pikëpamja ekonomike dhe dyshohet se lidhen e rrjedhin nga veprimtaria kriminale.

Shtetasi B.Ll. (babai i subjektit) rezulton pronar i një pasurie të paluajtshme, truall me sipërfaqe rreth 275.2 m² dhe një godinë 2-katëshe + bodrum + papafingo, e regjistruar më datë 24.03.2021. Ndërkohë, vëllai i subjektit zotëron një aktivitet privat me fushë veprimtarie në riparim automjetesh, tregti me pakicë të pjesëve të përdorura dhe të reja, si dhe import, shitje dhe blerje makinash.

Nga analiza e fakteve dhe dokumentacionit të administruar në lidhje me pasurinë e luajtshme të shtetasit A.Ll., rezulton se ai disponon një nivel ekonomik të pajustifikuar, duke ngritur dyshime të arsyeshme se kjo pasuri është përfituar nga veprimtaria kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

Për këtë arsye, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, ka kërkuar sekuestrimin e pasurive të mëposhtme që rezultojnë të regjistruara në emër të personave të lidhur me subjektin:

  • Pasuria e paluajtshme me nr. 416/118, me sipërfaqe totale 403.1 m² “Truall” dhe 275.2 m² ndërtesë, ½ pjesë;
  • Dy automjete të markave Opel Corsa dhe Jeep Grand Cherokee;
  • Aktiviteti tregtar me emrin “Auto Lleshi”, NUIS L52116150G, me fushë veprimtarie në riparim automjetesh, tregti me pakicë të pjesëve të përdorura dhe të reja, import, shitje dhe blerje makinash.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme