Kronika 1 June 2025, 20:06 Nga VNA

15-vjeçari plagoset me armë zjarri në një piceri te “Ali Demi”, Policia identifikon autorin

Ndaje në Whatsapp
15-vjeçari plagoset me armë zjarri në një piceri te

Një 15-vjeçar mbeti i plagosur me armë zjarri pas një sherri në një piceri në zonën e Ali Demit në Tiranë. Sipas të dhënave paraprake të policisë, rezulton se i mituri ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia tha se ka identifikuar autorin e dyshuar dhe po punon për ta arrestuar.

Njoftimi i plotë:

Rreth orës 17:10, është paraqitur për ndihmë mjekësore në spital një shtetas i mitur 15 vjeç, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në një piceri tek Ali Demi, është plagosur me armë zjarri. Aktualisht 15-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë sëbashku me grupin hetimor kanë shkuar menjeherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar i cili për arsye se hetimi vijon nuk bëhet i ditur identiteti i tij.

Vijon puna për dokumentimin e plotë e rrethanave të rastit.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme