Kronika 31 May 2025, 14:59 Nga VNA

Ishte në kërkim për grup kriminal dhe mashtrim, 22-vjeçari arrestohet në pikën kufitare të Morinës

Ndaje në Whatsapp
Ishte në kërkim për grup kriminal dhe mashtrim, 22-vjeçari

Policia ka arrestuar në pikën kufitare të Morinës, një 22-vjeçar, i cili ishte në kërkim nga autoritetet gjermane.

I riu ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar  nga Interpol Wiesbaden Gjermani, pasi në shkurt 2025, Gjykata e Cologne-s në Gjermani, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për këtë shtetas, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Grup kriminal” dhe “ Mashtrim”.

Interpol Tirana në bashkëpunim me homologët në Gjermani, vijon procedurat për ekstradimin e 22-vjeçarit.

Njoftimi i policisë:

Tentoi të hynte në Shqipëri, ndërkohë që kërkohej nga autoritetet Gjermane, arrestohet  me qëllim ekstradimi 22- vjeçari.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të kontrolleve të bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, për parandalimin e lëvizjes së shtetasve që janë në kërkim, u ndalua në hyrje të Shqipërisë, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës,  shtetasi D. P., 22 vjeç, banues në Gjermani.

Gjatë verifikimeve dhe intervistimit në vijën e dytë në hyrje të vendit, rezultoi se 22-vjeçari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar  nga Interpol Wiesbaden Gjermani, pasi në shkurt 2025, Gjykata e Cologne-s në Gjermani, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për këtë shtetas, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Grup kriminal” dhe “ Mashtrim”.

Interpol Tirana në bashkëpunim me homologët në Gjermani, vijon procedurat për ekstradimin e 22-vjeçarit.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme